Aktivitetet



E martë, 14 janar 2014

MBLEDHJA E DYZETEDYTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e dyzetedytë, të mbajtur dje, si trup punues amë morri në shqyrtim:

  1. Propozim-ligjin për mbylljen e procedurave të falimentimit të hapura në pajtim me Ligjin për barazim të detyrueshëm të falimentimit dhe likuidimit dhe Ligjin për falimentim (leximi i dytë); 
  2. Propozim-ligjin për marrëveshje jashtëgjyqësore (leximi i dytë); 
  3. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për pronësi industriale (leximi i dytë); 
  4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike (leximi i parë).

- Për Propozim-ligjin për mbylljen e procedurave të falimentimit të hapura në pajtim me Ligjin për barazim të detyrueshëm falimentim dhe likuidimi dhe Ligjin për falimentim, Komisioni shqyrtoi dy amendamente të parashtruara nga deputetët Marjanço Nikollov, Samka Ibraimoski, Mile Andonov, Stojko Paunovski, Lençe Nikollovska, Pançe Orcev dhe Borçe Stavrov.

Me nga tre vota "për" dhe gjatë "kundër", Komisioni nuk i miratoi amendamentet e parashtruara dhe këtë propozim-ligj e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

- Kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj. Vlladanka Aviroviq, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për pronësi industriale dhe Propozim-ligjin për marrëveshje jashtëgjyqësore, nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar. 

Komisioni për Çështje Ekonomike i propozoi Kuvendit të RM-së t'i shqyrtojë dhe miratojë këto Propozim-ligje.

- Nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike, e arsyetoi ministri i Ekonomisë, z. Valon Saraqini. 

Ai theksoi se ndryshim-plotësimet e propozuara kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit në veprimtarinë e turizmit, përmirësimin e zbatimit të dispozitave ligjore nga ana e subjekteve drejtpërdrejtë të tanguar, përshpejtimin e thjeshtësimin e procedurave dhe veprimeve gjatë situatave kontestuese eventuale. 

Parimet themelore të Ligjit janë efikasiteti, drejtësia, qasja në informatat dhe ekonomizimi.  Zgjidhjet themelore që ofrohen me propozimet për ndryshimin e Ligjit janë: futja e dispozitave për zbatimin e Ligjit për tregti elektronike, në rast të dhënies së drejtpërdrejtë të shërbimeve udhëtarit përmes internetit nga ana e agjencisë turistike, precizimi plotësues i dispozitave me të cilat rregullohet statusi i agjencive turistike, ndërmjetësuesve me licencë B gjatë lëshimit pako aranzhmanesh për udhëtim shfrytëzuesve të fundit, futja e dispozitave për lëshim të certifikatave për udhërrëfyes në mal, futja e dispozitave për kushtet për kryerjen e veprimtarisë udhërrëfyes dhe shoqërues turistik, afati i vlefshmërisë së legjitimacioneve për udhërrëfyes turistik dhe shoqërues turistik, ndërprerje dhe heqje të legjitimacionit të udhërrëfyesve dhe shoqëruesve turistikë nën kushte saktë të përcaktuara. 

Në bazë të nenit 142 të Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Çështje Ekonomike, me shumicë votash konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Click