Aktivitetet



E martë, 14 janar 2014

MBLEDHJA E DYZETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 46-të, si trup punues amë shqyrtoi:

  • Propozim-ligj për cilësi dhe siguri të plehrave, biostimulatorëve dhe përmirësuesve të cilësive të tokës (leximi i dytë); 
  • Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve (leximi i dytë); 
  • Informatë për procesin e blerjes së duhanit për rekoltën e vitit 2012.

Ne mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për cilësi dhe siguri të plehrave, biostimulatorëve dhe përmirësuesve të cilësive të tokës, Komisioni shqyrtoi tre amendamente nga propozues të autorizuar të cilat u miratuan dhe u inkorporuan në Propozim-ligjin e plotësuar. 

Kryetarja e Komisionit, znj. Lençe Nikollovska, i informoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve.

Në bazë të nenit 149 paragrafi (2) i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni parashtroi një amendament i cili njëzëri u miratua dhe u inkorporua në Propozim-ligjin e plotësuar për plotësimin e Ligjit për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve.

Pas debatit, Komisioni, e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Komisioni, gjithashtu, e shqyrtoi edhe Informatën për procesin e blerjes së duhanit për rekoltën e vitit 2012, dorëzuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

 

Click