Aktivitetet



E mërkurë, 15 janar 2014

MBLEDHJA E NËNTËDHJETEDYTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e nëntëdhjetedytë, si trup punues amë, në lexim të parë, shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar;
  2. Propozim-ligj për policinë financiare; 
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vlerënotëpremtimi; 
  4. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për monedha përkujtimore.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vlerënotëpremtimi, Komisioni shqyrtoi 8 amendamente të parashtruara nga deputetët Marjanço Nikollov, Samka Ibraimoski, Mile Andonov, Stojko Paunovski, Lençe Nikollovska, Pançe Orcev dhe Borçe Stavrov, si dhe 4 amendamente të parashtruara nga deputeti Samka Ibraimoski. Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me amendamentet e parashtruara dhe Komisioni nuk i miratoi.

Për tre Propozim-ligjet tjera, në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk u shqyrtuan amendamente nga propozues të autorizuar. 

Komisioni i përcolli të katër Propozim-ligjet në procedurë te mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
 
 

Click