Aktivitetet



E enjte, 16 dhjetor 2014

MBLEDHJA E SHTATËDHJETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 76-të, si trup punues, në leximi të parë, mori në shqyrtim:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shërbime postare; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike; 
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim;

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Xhelal Bajrami, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Në arsyetimin e Propozim-ligjit, përfaqësuesi i Qeverisë theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i shqyrtoi dhe vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm. 

 
 

Click