Aktivitetet



E enjte, 16 dhjetor 2014

MBLEDHJA E SHTATËDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 75-të, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim (leximi i parë).

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Xhelal Bajrami, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Në arsyetimin e Propozim-ligjit, përfaqësuesi i Qeverisë theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, me 6 vota "për" dhe 5 vota "kundër" vlerësoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Click