Aktivitetet



E mërkurë, 22 janar 2014

MBLEDHJA E SHTATËDHJETESHTATË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit i Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 77-të, si trup punues amë mori në shqyrtim propozim-ligjet në vijim:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë (leximi i parë); 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike (me procedurë të shkurtuar); 
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media (me procedurë të shkurtuar).

Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm: z. Xhelal Bajrami, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve dhe z. Ivo Ivanovski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Kryetari i Komisionit, z. Rexhail Ismaili, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike janë parashtruar gjithsej 5 amendamente nga propozues të autorizuar, prej të cilave u miratuan vetëm dy amendamente.

Në debatin për amendamentet morën pjesë deputetët: z. Emilian Stankoviq, z.  Bllagoja Stojanovski, z. Jani Makraduli, znj. Biljana Kazanxhiska, znj. Ane Llashkoska dhe znj. Marija Rashkovska.

Në bazë të nenit 149 paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisionit për Propozim-ligjin parashtroi një amendament të cilin e miratoi me 6 vota "pro".

Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media, u parashtruan gjithsej 2 amendamente nga propozues të autorizuar dhe të njëjtat nuk u miratuan.

Ne debatin për amendamentet morën pjesë deputetët: z. Emilian Stankoviq, znj. Biljana Kazanxhiska dhe z. Jani Makraduli.

Në fund të debatit, Komisioni Propozim-ligjet i përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 


 
 

Click