Aktivitetet



E enjte, 10 janar 2014

NEVOJITET DIALOG PËR MIRËBESIM MË TË MADH NDËRMJET MAQEDONISË DHE BULGARISË

Në takimin ndërmjet Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Bulgarisë dhe ministrit për Punë të Jashtme të Bulgarisë, z. Kristian Vigeni, u theksua se zmadhimi i komunikimit për çështje konkrete në të gjitha nivelet është me interes të përbashkët për Maqedoninë dhe Bulgarinë. 

Kryetari i Grupit parlamentar, z. Ilija Dimovski, bashkë me anëtarët: z. Vasill Pishev, z. Gordian Georgiev, z. Save Maraçkov, z.  Naxhi Xhelili, z. Pançe Orcev dhe z.  Nexhati Jakupi, shprehën kënaqësi nga takimi, duke theksuar se për vendin tonë është shumë e rëndësishme përkrahja e Bulgarisë dhe duhet të shfrytëzohen përvojat e saj para dhe pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

Të pranishmit u pajtuan se kontaktet ndërmjet Maqedonisë dhe Bulgarisë janë të hapura dhe se nuk duhen mbyllur sytë para problemeve, por përkundrazi ato duhen tejkaluar. Për forcimin e mirëbesimit, nevojitet dialog. 

Projektet infrastrukturore janë të rëndësishme, por nuk duhet të jenë të vetmet projekte. Bashkëpunimi ekonomik është në nivel të mjaftueshëm, por ende ka potencial të pashfrytëzuar. Për t'u përshëndetur është komunikimi i shpeshtuar ndërmjet Qeverive dhe Akademive të shkencave dhe arteve, por nevojitet të hapet dera e komunikimit ndërmjet deputetëve, të avancohet bashkëpunimi ndërmjet universiteteve, odave ekonomike, shoqatave civile, klubeve sportive, manifestimeve kulturore...në këtë mënyrë do të hiqen të gjitha mosbesimet ndërmjet të dyja vendeve.

Gjithashtu, roli i mediave në komunikimin ndërmjet të dyja vendeve, u vlerësua si shumë i rëndësishëm.

Në vizitën e tij të parë në vitin e ri, ministri Vigenin na dëshiroi sa më pak probleme parlamentare, duke nënvizuar se për BE-në është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i mirë ndërmjet partisë në pushtet dhe opozitës. Njëkohësisht, e ftoi delegacionin maqedonas për vizitë në Bulgari.

 
 

 

Click