Aktivitetet



E hënë, 27 janar 2014, Athinë, Greqi

PJESËMARRJA NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË KOMISIONEVE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË VENDEVE-ANËTARE TË BE-KOSAK

Në kuadër të Kryesimit grek me Bashkimin Evropian, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, sot merr pjesë në Konferencën e kryetarëve të komisioneve për çështje evropiane të vendeve-anëtare të BE-KOSAK, që mbahet në Athinë, Greqi.

Konferencën e hapi kryetari i Parlamentit të Greqisë, z. Vangelis Meimarakis, i cili theksoi se ky kryesim mbahet në periudhë kur gjendja financiare dhe ekonomike në shumë vende-anëtare të BE-së, si dhe rrethanat vendore në Greqi, janë më të vështira dhe më të ndërlikuara, njëkohësisht duke theksuar se Greqia do të do të tentojë t'i përmbushë prioritet e saj, megjithëse në periudhën e njëjtë do të mbahen edhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Në Konferencë, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Greqisë, z. Evangelos Venizelos prezantoi Programin dhe prioritetet e kryesimit grek me BE-në në gjashtë muajit e ardhshëm. 

Ai, duke u përqendruar në zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet nga Ballkani Perëndimor, theksoi se Greqia gjithmonë është angazhuar dhe e ka përkrahur idenë për aderim të këtyre vendeve në BE, duke filluar që nga Samiti i BE-së në Selanik 2003, kur u miratua edhe Agjenda e njohur e Selanikut, me të cilën për herë të parë këtij rajoni iu dha perspektivë evropiane.  
Ministri Venizelos, gjithashtu, u përqendrua edhe në Agjendën 2014, e dedikuar për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila gjithashtu ishte iniciativë e saj.  Në atë kontekst, si sukses i kryesimit grek, e përmendi fillimin e negociatave të Serbisë me BE-në më 21 janar të këtij viti. 

Në diskutimin pas prezantimit të z. Venizelos, u shtruan pyetje të shumta lidhur me prioritetet greke, e të cilat kishin të bëjnë kryesisht me rimëkëmbjen e ekonomisë evropiane, por edhe me çështjen pse zgjerimi nuk është në prioritetet e Greqisë. 

Lidhur me këtë, përveç diskutueseve tjerë, edhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Misini, shtroi pyetje, pse Greqia si promotor i njohur i zgjerimit, sot, në kohën kur kryeson me Bashkimin Evropian, fatkeqësisht zgjerimin nuk e ka si prioritet të saj. 

Z. Misini u thirr në të pestë rekomandimet pozitive nga ana e Komisionit Evropian dhe Parlamenti Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, si argument se i kemi përmbushur kriteret e Kopenhagës. Ai gjithashtu kërkoi që Greqia të jetë përkrahëse e zëshme e jona, sepse kjo do ta ndryshojë atmosferën në të dyja vendet dhe do të kontribuojë për imazh më të mirë të Greqisë në Republikën e Maqedonisë, por edhe në kuadër të Bashkimit Evropian, dhe gjithsesi do të jetë hap historik për Republikën e Maqedonisë.  

Në diskutimin e z. Misini, ministri Venizelos u përgjigj se Maqedonia do t'i fillojë negociatat atëherë kur do t'i përmbushë kriteret themelore të Bashkimit Evropian, siç është: sundimi i së drejtës, liria e mediave, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut. 

Ai gjithashtu theksoi se pamundësia për t'i filluar negociatat Maqedonia me BE-në  nuk ka të bëjë me çështjen tonë bilaterale, përkatësisht përdorimin e emrit Maqedoni, sepse kjo çështje duhet zgjidhur në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe se Republika e Greqisë është konstruktive dhe përpiqet të gjejë zgjidhje lidhur me përcaktimin gjeografik, me qëllim që të bëhet dallimi ndërmjet territorit në Republikën e Greqisë e cila gjithashtu quhet Maqedoni.   

Ai përkujtoi se në atë temë ka diskutuar edhe me kryetarin e Partisë Demokratike për Integrim, z. Ali Ahmeti dhe se Greqia është konstruktive për zgjidhjen e këtij problemi. 

Si moment pozitiv në marrëdhëniet me Maqedoninë, ai e nënvizoi faktin se marrëdhëniet e ndërsjella ekonomike janë të mira nëse merret parasysh se Greqia është investuesja më e madhe e huaj në Maqedoni.    
 
Në Konferencën u diskutua edhe për rolin e institucioneve evropiane në përforcimin e kontakteve me qytetarët evropianë.    

Click