Aktivitetet



E premte, 31 janar 2014

PROMOVIMI I BROSHURËS PËR PUNËN E KOMISIONIT PËR MUNDËSI TË BARABARTA TË FEMRAVE DHE MESHKUJVE

Komisioni për Mundësi të Barabarta i Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e tridhjetë, e promovoi Broshurën për punën e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (2006-2013). 

Botimin e broshurës e mbështeti zyra e Un Women në Shkup, ndërsa është në funksion të programit të mentorit për komisione lokale për mundësi të barabarta.

Me fjalime jubilare, miratimin e broshurës e përshëndetën Dominika Stojanovska, shefe e Zyrës së Un Women; Afërdita Imeri, përfaqësuese e Lobit të grave të Maqedonisë dhe recensente e broshurës; Tanja Tomiq, koordinatore e Klubit të deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; Dushko Minovski, kryetar i Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe Merdita Saliu, udhëheqëse Sektori për Mundësi të Barabarta në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Broshurën e prezantoi Liljana Popovska, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave.

Në mbledhjen, përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, ishin të pranishëm edhe anëtarët e Klubit të deputeteve, përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe komisioneve lokale për mundësi të barabarta.    

* Broshurën mund ta lexoni këtu.

Click