Aktivitetet



E martë, 21 janar 2014

U PREZANTUAN PRIORITETET DHE PROGRAMI I KRYESIMIT GREK ME KËSHILLIN E BE-SË

Komisioni për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e mbajti mbledhjen e 50-të në të cilën u prezantuan prioritetet dhe programi për punën e kryesimit të Republikës së Greqisë me Këshillin e Bashkimit Evropian në periudhën janar-qershor 2014, nga ana e ambasadorit të Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T.  Haris Lallakos.

Në mbledhje u ftuan edhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme, Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE, Këshilli Nacional për Eurointegrime, si dhe përfaqësues të ambasadave të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.

Përveç kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, në mbledhjen ishin të pranishëm dhe u paraqitën për fjalë: kryetari i Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE, z. Kenan Hasipi; nënkryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Sillvana Boneva; kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z.  Antonio Milloshovski; zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, z. Fatmir Besimi dhe SH.T. Aivo Orav, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë. 

Z. Misini, i cili e hapi dhe kryesoi me mbledhjen, në fjalimin e tij hyrës e përshëndeti prezencën e ambasadorit Llallakos.

Ambasadori Llallakos në fjalimin e tij shprehu kënaqësi për ftesën, vazhdimin e praktikës për prezantimin e prioriteteve dhe programit të kryesimit me Këshillin e BE-së, kryesim i pestë për Greqinë, njëkohësisht i njoftoi të pranishmit me gjendjen historike dhe momentale të Greqisë, si në sferën e politikës ashtu edhe në sferën e ekonomisë.

Ai theksoi se në fokusin e kryesimit gjashtëmujor të Greqisë me Këshillin e BE-së, nën moton "Evropa detyra jonë e përbashkët", do të jenë katër prioritetet vijuese: 

  • zhvillim dhe krijim të vendeve të punës; 
  • integrim në BE dhe BE zonën; 
  • kufi, mobilitet dhe migrim; 
  • politikë detare gjithëpërfshirëse e BE-së.

Z. Misini e theksoi përcaktimin tonë për anëtarësim në organizatat euroatlantike, si dhe problemin për shkak të të cilit tashmë pesë vite me radhë nuk mund t'i fillojmë negociatat për anëtarësim në BE.

"Patjetër të pranoj se më duket pak kontradiktore që një vend si Greqia, e cila gjithmonë ka qenë motor i zgjerimit evropian dhe fuqimisht ka besuar në nevojën që BE-ja të zgjerohet me anëtarësimin e shteteve ballkanike, sidomos nga koha e promovimit të Agjendës së Selanikut në vitin 2003, e deri në Iniciativën tuaj të fundit - Agjenda 2014, tani kur është vend kryesues me BE-në, në prioritet e saj të larta të mos jetë pikërisht zgjerimi" - theksoi z.  Misini.

Z. Fatmir Besimi kryesisë greke i dëshiroi sukses në realizimin e prioriteteve të tyre.

Në Komisionin fjalime mbajtën deputetët: z. Gordian Georgiev, znj. Liljana Popovska dhe z. Aleksandar Spasenovski. 

Click