Partia Demokratike Popullore
SAMI IBRAIMI
Anëtar i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni. Është lindur në vitin 1940 në Shkup, shqiptar. Magjistër i shkencave filologjike-linguist. Jeton në Shkup.
ZEQIR KADRIU
Anëtar i Partisë Demokratike të Shqiptarëve. Është lindur në vitin 1956 në fshatin Shipkovicë, Tetovë, shqiptar. Ka kryer Fakultetin Filologjik-Gjuhë dhe letërsi shqipe. Është drejtor i Shkollës fillore në Grupçin, Tetovë. Jeton në Tetovë.
NAXHI PURDE
Anëtar i Partisë Demokratike të Shqiptarëve. Është lindur në vitin 1930 në Gostivar, shqiptar. Ka kryer Fakultetin Filozofik - Grup romanistikë në Zagreb.
RAMI TUDA
Anëtar i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni. Është lindur në vitin 1934 në fshatin Veleshtë, Strugë, shqiptar. Ka kryer Fakultetin Filologjik. Doktor i shkencave filologjike. Jeton në Strugë.
ARBEN XHAFERI
Kryetar i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni. Është lindur në vitin 1948 në Tetovë, shqiptar. Ka kryer Fakultetin Filozofik - Grupi filozofi. Merret me gazetari. Jeton në Tetovë.