PARTIA E RE SOCIALDEMOKRATE

 2008 - 2012

 



 

 

                                                        GORAN MISOVSKI  

 

 

 

Anëtar i PRSD-së. I lindur më 15.4.1965 në Shkup. Maqedonas. Ekonomist.
Ka qenë deputet edhe në ish-përbërjen parlamentare.

Anëtar i:

  • Këshillit të Kanalit të Kuvendit,
  • Komisionit për mbrojtje dhe siguri,
  • Grupit të deputetëve  të Kuvendit  të  Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Austrisë dhe
  • Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës.

Zëvendës-anëtar i:

  • Komisionit për financim dhe buxhet,
  • Komisionit për çështje ekonomike dhe
  • Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.


 

 

                                                     SONJA  MIRAKOVSKA  

 

 

 

Anëtare e PRSD-së. E lindur më 12.9.1963 në Berovë. Maqedonase. Juriste e diplomuar.

Kryetare e Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovakisë.

Anëtare e:

  • Komisionit juridiko-ligjdhënës,
  • Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave,
  • Komisioni anketues për ngjarjet e ndodhura në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 01 korrik 2010,
  • Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim (Komiteti i përzier Parlamentar UE-Republika e Maqedonisë),
  • Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Malit të Zi dhe
  • Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e Republikës së Maltës dhe Republikës së Qipros.

Zëvendës-anëtare e:

  • Komisionit për çështje kushtetuese dhe
  • Komisionit për çështje evropiane.


 

 

                                                                 TITO PETKOVSKI 

 

 

 

Kryetari i PRSD-së. I lindur më 23.1.1945 në fshatin Psaça, Kriva Pallankë. Maqedonas. Jurist i diplomuar.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë  është deputet nga 1990 e deri më sot. Ka qenë nënkryetar, e më pas kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Kryetar i Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji.

Anëtari i:

  • Këshillit nacional për eurointegrime dhe
  • Komisionit për çështje kushtetuese.

Zëvendës-anëtar i:

  • Komisionit për mbrojtje dhe siguri.
Click