Partia për Prosperitet Demokratik

    1998-2002



 

 

ALITI ABDURAHMAN

 

 

 

 

Anëtar dhe lider i Partisë për Prosperitet  Demokratikë  (PPD).

Gjatë kohë ishte nënkrytari i Kuvendit të RM.

U lind në vitin 1945 në fshatin Zhelinë, Tetovë, RM. Shqipëtar. Kreu Fakultetin Juridik. Deputet i PPD-së në Kuvendin e RM-së edhe dy mandatet e mëparshme nga viti 1990 deri në 1994 dhe nga viti 1994 deri në 1998. Jeton në Tetovë.



 

 

ALIU ABDULLA

 

 

 

 

Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD).

Anëtar i Delegacionit të Kuvendit të RM në Unionin Interparlamentar. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvandit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Irlandës.

U lind në vitin 1951 në fshatin Shipkovicë, Tetovë, RM. Shqipëtar. Ka kryer Fakultetin Juridik, doktor i shkencave juridike. Profesor i Fakulltetit Juridik në Prishtinë, Kosovë, RFJ. Shërbehet me gjuhën franceze. Jeton në Tetovë.



 

 

BILALLI MERSEL

 

 

 

 

Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD).

Nënkryetar i PDP. Kryetar i Komisionit për sistem politik dhe anëtar i Komisionit juridiko-ligjvënës të Kuvendit të RM. Anëtar i Delegacionit të Kuvendit të RM në Kuvendin Parlamentar të OSBE. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvandit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë.

U lind në vitin 1956 në fshatin Çegran, Gostivar, RM. Shqipëtar. Ka kryer Fakulltetin Juridik. Ka punuar si profesor në shkollën e mesme në Gostivar, një kohë të gjatë ka punuar gazetar në Radio-televizionin Maqedonas. E flet gjuhën franceze. Ishte deputet në Kuvendin e RM në mandatin e mëparshëm nga viti 1994. Jeton në  fshatin Çegran, Gostivar.



 

 

ABDULADI VEJSELI

 

 

 

 

Anëtar i  PPD-së. U lindnë vitin 1964 në Tetovë, RM. Shqipëtar. Ka kryer Fakulltetin Filologjik. Ka qenë profesor, kurse ka punuar në Ndërmarrjen private “Minas” në Tetovë. Shërbehet me gjuhën angleze. Ka qenë deputet i PPD-së në Kuvendin e RM në dy mandatet e mëparshme nga viti 1994 deri në 2002. Jeton në Tetovë.



 

 

ZIBERI NASER

 

 

 

 

Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD).

Kryetar i Degës së PPD-së në komunën Karposh, Shkup nga viti 1990 deri në 1994. Sekretar i përgjithshëm i PPD-së nga viti 1994 deri në 1998. Anëtar i Kryesisë dhe koordinator i Grupit të deputetëve të PPD-së në Kuvendin e  RM. Kryetar i  Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM në bashkupunimë me  Parlamentin e Republikës së Turqisë. Anëtar i  Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me parlamentet e Mbretërisë së Norvegjisë, Republikës së Finlandës, Mbretërisë së Suedisë, Mbretërisë së Danimarkës dhe Republikës së Islandës. Ishte nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë nga viti 1996 deri në 1998 dhe ministër i Punës dhe Politikës Sociale.

U lind në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë, Shkup, RM. Shqipëtar. Ka kryer  Fakultetin Juridik. Gjatë kohë punoi si gazetar në gazetë e përditshme në gjuhën shqipe “Flaka”.  E flet gjuhën franceze. Ka qenë deputet i PPD-së në Kuvendin e RM në dy mandatet e mëparshme nga viti 1990 deri në 1998. Jeton në  fshatin Llaskarcë, Shkup.



 

 

POLLOZHANI AZIS

 

 

 

 

U lind në vitin 1957 në fshatin Livadhi, Strugë, RM. Shqiptar. Ka kryer Fakultetin e Mjekësisë, magjistër i shkencave të mjekësisë. Punoi si mjek i praktikës së përgjithshme, në Prishtine, Kosovë, RFJ ku specializoi në kirurgji në  Fakultetin e Mjekësisë. Në Klinikën universitare në Cirih, Zvicër e kreu subspecializimin. Tani punon si kirurg në Poliklinikën shëndetësore në f. Veleshtë, Strugë. E njeh nirë gjuhën angleze. Jeton në Strugë.

 



 

 

RAMADANI ISMET

 

 

 

 

Anëtar i Delegacionit të Kuvendit  të RM për bashkëpunim me Parlamentin Evropian. Kryetar i Komisionit për ekologji, rini dhe sport pranë Kuvendit të RM-së.

U lind në fshatin Haraçinë në vitin 1954, Shkup, RM. Kreu Fakultetin Matematiko-natyror, drejtimi kimi. Ka qenë profesor i kimisë, e pastaj drejtor i gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup nga 1985 deri në 1989. Shërbehet me  gjuhën angleze. Ka qenë deputet i PPD në Kuvendin e RM-së në dy mandatet e mëparshme nga 1990 deri në 1994 dhe nga viti !998 deri në 1998. Jeton në fshatin Haraçinë, Shkup.


 



 

 

ASLLAN SELMANI

 

 

 

 

Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD).

Kryetar i Komisionit për ndërtimtari dhe turizëm pranë Kuvendit të RM-së. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë. Në përbërjen e mëparshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte ministër i Shkencës dhe anëtar i Qeverisë në dy mandate. Ka qenë kryetar i Komisionit nacional për TEMPUS programin dhe koordinator i aktiviteteve për implementimin e tij në Republikën ë Maqedonisë.

U lind në vitin 1945 në fshatin Llojan. Kumanovë, RM. Shqiptar. Kreu Fakultetim Matematiko-natyror në Univerzitetin “Shën Ciril dhe Metodi“ në Shkup, doktor i shkencave gjeografike. Profesor i rregullt në Fakultetin Matematiko-natyror. Shërbehet me gjuhën frënge dhe italiane. Ka qenë deputet në Kuvendin e RM-së në mandatin e mëpërshëm nga 1990 deri në 1994 dhe nga 1994 deri në vitin 1998. Jeton në Shkup.

 

 



 

 

SULEJMANI OLLOMAN

NËNKRYETAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

 

 

 

Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD).

Kryetar i parë i Degës së PPD-së në Kërçovë. Ka qenë këshilltar i vetadministrimit lokal në Kërçovë në periudhën 1991 deri në 1994. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM-së për bashkëpunim me Parlamentin e Republikësë së Mongolisë. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendi të RM për bashkëpunim me parlamentin e Republikës së Kinës.

U lind në vitin 1950  në f. Kolibare, Kërçovë. Shqiptar. Ka kryer Fakultetin Filologjik. Punoi si profesor i gjuhës dhe letërsisë  shqipe në shkollën e mesme shtetërore “Mirko Milevski” në Kërçovë. Ka qenë punëtor profesional në Njësinë territoriale të Ministrisë së Arsimit në Kërçovë. E njeh mirë gjuhën frënge, kurse shërbehet edhe gjuhën gjermane. Ka qenë deputet i PPD-së në Kuvendin e RM-së në mandatin prej 1990 deri në 1994. Jeton në Kërçovë.

Më 13. 5. 2001 është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

 



 

 

RIZVAN SULEJMANI

 

 

 

 

Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD).

Anëtar i  Kuvendit të Degës partiake në Shkup. Anëtar i Konferencës dhe  Kuvendit Qendror të PPD dhe kryetar i Degës së PPD për Komunën Karposh, Shkup. Anëtar i Delegacionit Parlamentar të Kuvendit të RM-së në NATO. Anëtar i Grupit parlamentar të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Polonisë.

U lind në vitin 1957 në fshatin Lubin. Shkup. Shqiptar. Ka kryer Fakultetin e Elektronikës, drejtimi automatikë. Punoi si inxhinier i automatikës në Sektorin për projektim dhe zhvillim, e më pas si udhëheqës i Qendrës kompjuterike në Ndërmarrjen  “Sharr” Hani i Elezit, Kosovë RFJ. Ka qenë profesor në Gjimnazin  “Zef Lush Marku” në Shkup. Punësimi i fundit ka qenë inspektor republikan i punës pranë Ministrinë së Punës dhe Politikës Sociale. Shërbehet me gjuhën turke dhe angleze. Ka qenë deputet në Kuvendin e RM-së në mandatin e mëparshëm prej 1996 deri në 1998. Jeton në Shkup.



 

 

HARUNI SEJFEDIN

 

 

 

 

Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD).

Kryetar i Komisionit për marrëdhënie ndërnacionale pranë Kuvendit të RM-së. Anëtar i Grupit parlamentar të Kuvendit të RM-s për bashkëpunim me Parlamentin e Federatës Ruse.

U lind në vitin 1944 në fshatin Gradec, Gostivar, RM. Shqiptar. Kreu Fakultetin Filologjik, doktor i sahkencave filologjike. Ka qenë mësues në f. Negotinë, Gostivar, e mandej profesor i gjuhës shqipe në Gjimnazin e Gostivarit. Ka punuar edhe si këshilltar i pavarur në Entin Pedagogjik të Republikës së Maqeddonisë. Profesor i  Fakultetit Pedagogjik Shkup prej vitit 1997. Shërbehet me gjuhën franceze. Deputet në Kuvendin e RM-së në dy mandatet e mëparshme, duke filluar nga përbërja e mandatit të parë në vitin
1990. Jeton në fshatin Gradec, Gostivar.

Click