Partisë për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve
GAZMEND AJDARAGA
Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik në Maqedoni. Është lindur në vitin 1942 në Dibër, shqiptar. Me profesion është inxhinier-agronom i diplomuar. Është drejtor i firme private. Ishte deputet në mandatin e kaluar. Jeton në Dibër.
ABDURAHMAN ALITI
Anëtar dhe lider i Partisë për Prosperitet Demokratik në Maqedoni, një kohë të caktuar edhe nënkryetar i Kuvendit. Është lindur në vitin 1945 në fshatin Zhelinë, Tetovë, shqiptar. Ka kryer Fakultetin Juridik. Ishte deputet edhe në periudhën e mandatit të mëparshëm. Jeton në Tetovë.
ABDYLADI VESELI
Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik në Maqedoni. Është lindur në vitin 1964 në Tetovë, shqiptar. Ka kryer shkollim të mesëm. Është i punësuar në ndërmarrjen private "Minas" në Tetovë. Jeton në Tetovë.
NASER ZIBERI
Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik në Maqedoni. Është lindur në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë, Shkup, shqiptar. Ka kryer Fakultetin juridik. Ishte deputet edhe në mandatin e mëparshëm. Jeton në Shkup. Për shkak të zgjedhjes në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë-ministër i Punës dhe Politikës Sociale, i pushoi mandati i deputetit.
NAZMI MALIQI
Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik në Maqedoni. Është lindur në vitin 1957 në fshatin Stançiq, Gjilan (RS e Jugosllavisë), shqiptar. Jeton në Kumanovë.
MEVLAN TAHIRI
Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik në Maqedoni. Është lindur në vitin 1956 në Shkup, shqiptar. Ka kryer Fakultetin Elektroteknik. Jeton në Shkup.
MERSEL BILLALI
Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik në Maqedoni. Është lindur në vitin 1956 në fshatin Çegran, Gostivar, shqiptar. Ka kryer Fakultetin Juridik. Jeton në fshatin Çegran, Gostivar.
XHELADIN MURATI
Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik në Maqedoni. Është lindur në vitin 1942 në fshatin Xhepçisht, Tetovë, shqiptar. Ka kryer Fakultetin Filozofik-Grupi pedagogji. Doktor i shkencave pedagogjike. Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Ishte deputet dhe nënkryetar i Kuvendit edhe në periudhën e mandatit të mëparshëm. Jeton në Tetovë.
ABDURAUF PRUTHI
Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik në Maqedoni. Është lindur në vitin 1944 në Shkup, shqiptar. Ka kryer Fakultetin Teknologjik. Punon si profesor në Fakultetin Teknologjik-metalurgjik në Shkup. Jeton në Shkup.
ISMET RAMADANI
Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik në Maqedoni. Është lindur në vitin 1954 në fshatin Haraçinë, Shkup, shqiptar. Ka kryer Fakultetin Matematiko-natyror, Grupi kimi. Ishte deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë edhe në mandatin e mëparshëm. Jeton në fshatin Haraçinë, Shkup.
SALI RAMADANI
Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve në Maqedoni. Është lindur në vitin 1939 në Kërçovë, shqiptar. Ka kryer Fakultetin Juridik. Jeton në Kërçovë.
RIZVAN SYLEJMANI
Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik në Maqedoni. Është lindur në vitin 1957 në fshatin Lubin, Shkup, shqiptar. Ka kryer Fakultetin Elektroteknik. Është i punësuar si inspektor i punës. Jeton në Shkup.
SEJFEDIN HARUNI
Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik në Maqedoni. Është lindur në vitin 1944 në fshatin Gradec, Gostivar, shqiptar. Ka kryer Fakultetin Filologjik. Doktor i shkencave filologjike. Ishte deputet edhe në përbërjen e mëparshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Jeton në Gostivar.
HISNI SHAQIRI
Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve në Maqedoni. Është lindur në vitin 1949 në fshatin Otël, Kumanovë, shqiptar. Ka kryer Fakultetin Filozofik-Grup histori. Ishte deputet edhe në periudhën e mandatit të mëparshëm. Jeton në fshatin Otël, Kumanovë.