Programet e NDI-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë

Instituti Nacional Demokratik për Punë të Jashtme (NDI) mbështet Kuvendin e Republikës së Maqedonisë përmes programeve të saja të financuara nga Fondi për Liritë Themelore (FFF), Fondacioni Kombëtar për Demokraci (NED), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Mbështetja parlamentare e NDI-së fokusohet në forcimin e qeverisjes demokratike përmes: ofrimit të mbështetjes këshillimuese, konsulencës dhe trajnimeve për udhëheqësinë e Kuvendit, komisionet, deputetët dhe stafin si dhe për procesin legjislativ dhe mbikëqyrës; kryerjes së hulumtimeve të opinionit publik për të përforcuar komunikimin e Kuvendit me qytetarët; bashkëpunimit me Komisionin për Partneritet Demokratik të Kongresit Amerikan (HDP); ndihmesës për përfshirjen në Iniciativën e NDI-së për Përforcim Legjislativ në Ballkanin Perëndimor (WBLSI); ofrimit të mbështetjes Parlamentit dhe Qeverisë për të menaxhuar, mbikëqyrur dhe udhëhequr procesin legjislativ; mbështetjes së Institutit Parlamentar në mbajtjen e paanshmërisë së shërbimeve të saja kërkimore dhe informative; dhe duke nxitur përfshirjen formale të Kuvendit në iniciativën globale të Partneritetit të Qeverisë së Hapur (OGP).

NDI mbështet Kuvendin edhe në përforcimin e rolit të grave, shoqërisë civile, rinisë dhe medieve përmes: ofrimit të mbështetjes këshilluese dhe konsultuese për Klubin e Grave Deputete; përqendrimit të fokusi parlamentar në barazinë gjinore përmes një ngjarjeje me titull "Një Javë e Grave" të organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas; nxitjen e bashkëpunimit dhe diskutimit publik midis Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) dhe deputetëve, komisioneve, grupeve parlamentare dhe partive politike; ofrimit të mbështetjes këshilluese dhe konsultuese për Grupin Parlamentar të të Rinjve; ofrimit të mbështetjes së vazhdueshme dhe me kërkesë për marrëdhënie me publikun për udhëheqësinë e Kuvendit; dhe ofrimit të trajnimeve për media për deputetët.





Click