"ZHVILLIMI I MBIKËQYRJES PARLAMENTARE DHE TË PAVARUR" I SEKTORIT TË SIGURISË DHE ZBULIMIT

Konteksti   

Në vitin 2017, qeveria rriti përpjekjet drejt integrimit euro-atlantik të vendit dhe reformat e sektorit të sigurisë dhe zbulimit, si dhe të institucioneve që kanë mandat për t'i monitoruar dhe kontrolluar ato, i paraqiti si reforma urgjente dhe të domosdoshme për tranzicionin demokratik dhe kthimin e besimit të publikut në institucionet e shtetit. Në këtë drejtim, DCAF i ofroi Parlamentit një partneritet strategjik, gjë që rezultoi me nënshkrimin e një Memorandumi të Bashkëpunimit më 3 maj 2018.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi strategjik, Parlamenti dhe DCAF ranë dakord për zbatimin e projektit "Zhvillimi i mbikëqyrjes parlamentare dhe të pavarur", si pjesë e reformës së sektorit të zbulimit në Republikën e Maqedonisë 2017 - 2020. Ky Program ka dy grupime të tjera të aktivitetit: forcimin e aftësisë së gjyqësorit për të kontrolluar autorizimin dhe procesin e rishikimit të përdorimit të masave ndërhyrëse për grumbullimin e informacionit (MNGI) dhe së fundi, bazuar në kërkesat e Qeverisë, ndihmojnë në përforcimin e masave të sigurisë dhe masave të përgjegjësisë brenda shërbimeve të zbulimit.

Qëllimi   

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë zhvillimin e mbikëqyrjes parlamentare (dhe të pavarur) të Parlamentit për të luajtur një rol më efektiv në qeverisjen demokratike të institucioneve brenda sektorit të zbulimit dhe sigurisë.

Projekti siguron asistencë teknike, këshilla nga ekspertët, rishikim të projektligjeve, trajnime / punëtori, vizita studimore dhe mbështetje për procesin e organizimit të një dhome takimi të mbrojtur në godinën e Parlamentit. Qëllimi është të lehtësohet transferimi i njohurive dhe krijimi i kushteve dhe procedurave të punës që ndihmojnë në krijimin e ekspertizës parlamentare dhe besimit në kryerjen e mbikëqyrjes së zbulimit. Projekti pritet të arrijë rezultatet e mëposhtme:

  • Anëtarët e zgjedhur dhe stafi i komisioneve të mbikëqyrjes së shërbimeve të zbulimit të risinë njohuritë dhe ekspertizën përkatëse për të siguruar llogaridhënien e shërbimeve të zbulimit;
  • Zhvillimi i aftësive për të tejkaluar mangësitë në njohuri dhe për të kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve për analiza të pavarura brenda komisioneve;
  • Komisionet e mbikëqyrjes së zbulimit të kenë një aftësi të zgjeruar për të planifikuar dhe kryer veprime efektive të mbikëqyrjes.

Për këtë qëllim anëtarët e tre komisioneve të mbikëqyrjes së sigurisë dhe të zbulimit kanë hartuar së bashku një Plan Veprimi për Bashkëpunim për angazhimin me DCAF në kuadër të këtij Programi për periudhën 2018-2019, i cili përcakton llojin e mbështetjes, përgjegjësive dhe afateve kohore. Për të mbështetur më tej parlamentin në trajtimin e kërkesave procedurale të lidhura me legjislacionin e ri të zbulimit, do të formohet një grup pune parlamentar nga mesi i vitit 2018. Grupi i punës do të mbështetet nga DCAF.    

Vendet kontribuuese    

Që nga mesi i vitit 2018, Programi i përgjithshëm mbështetet financiarisht nga Holanda, Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia me angazhime shtesë për financim nga donatorë të tjerë.

Pika e kontaktit e DCAF 

Marc Remillard, Menaxher Programi, Njësia e Operacioneve në Evropën Juglindore, DCAF
Email: m.remillard@dcaf.ch
Tel: +41 79 854 0970

Vlado Gjerdovski, Oficeri Nacional  për Lidhje me Parlamentin, Njësia e Operacioneve në Evropën Juglindore, DCAF 
Email: v.gjerdovski@dcaf.ch
Tel: +389 71 346 920

Click