Në bazë të neneve 61 paragrafi 2 dhe 66 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur më 12 shkurt 2013, miratoi:

RREGULLORE PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E RREGULLORES SË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Neni 1

Në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" numër 91/2008 dhe 119/10), në Kapitullin IX MIRATIMI I LIGJEVE DHE AKTEVE TJERA pas nenit 171 shtohet titull i ri 10-a dhe pesë nene të reja 171-а, 171-b, 171-v, 171-g dhe 171-d, si vijojnë: 
  “10-а. Shqyrtimi në mbledhje të trupit punues i propozim-ligjit në kompetencë të trupit punues amë për financa dhe buxhet, propozim-ligjit në kompetencë të trupit punues amë për çështje ekonomike dhe i propozim–ligjit me të cilin bëhet harmonizim me të drejtën e Bashkimit Evropian

Neni 171-а
Diskutimi i përgjithshëm, për propozim-ligj në kompetencë të trupit punues amë për financa dhe buxhet, për propozim-ligj në kompetencë të trupit punues amë për çështje ekonomike dhe për propozim-ligj me të cilin bëhet harmonizim me të drejtën e Bashkimit Evropian, në trupin punues amë dhe në Komisionin Juridik Ligjvënës, mund të zgjasë më së shumti tri ditë pune. 

Anëtari i trupit punues dhe deputeti gjatë diskutimit të përgjithshëm mund të flasin më shumë herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minutash, ndërsa koordinatori i grupit të deputetëve gjithsej 30 minuta. 

Propozuesi dhe përfaqësuesi i Qeverisë, kur Qeveria nuk është propozues, mund të flasin më shumë herë por jo më shumë se 15 minuta gjithsej.

Nëse parashtrues të propozim-ligjit janë dy apo më tepër deputetë vetëm njëri prej parashtruesve mund të japë arsyetim dhe të flasë për propozim-ligjin në kohëzgjatje prej gjithsej 15 minutash.

Neni 171-b
 Dispozitat e kësaj rregulloreje që kanë të bëjnë me procedurën për shqyrtimin e propozim-ligjit në trupat punues në lexim të parë në mënyrë përkatëse zbatohen edhe gjatë diskutimit të përgjithshëm për propozim-ligj në kompetencë të trupit punues amë për financa dhe buxhet, propozim-ligj në kompetencë të trupit punues amë për çështje ekonomike dhe për propozim-ligj me të cilin bëhet harmonizim me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Neni 171-v
Leximi i dytë për propozim-ligj në kompetencë të trupit punues amë për financa dhe buxhet, për propozim-ligj në kompetencë të trupit punues amë për çështje ekonomike dhe për propozim-ligj me të cilin bëhet harmonizim me të drejtën e Bashkimit Evropian, në trupin punues amë dhe në Komisionin Juridik Ligjvënës, mund të zgjasë më së shumti tri ditë pune.  

 Anëtari i trupit punues dhe deputeti gjatë diskutimit për amendament mund të flasin vetëm një herë në kohëzgjatje prej dhjetë minutash. Koordinatori i grupit të deputetëve apo një deputet i caktuar nga grupi i deputetëve apo nga koordinatori i grupit të deputetëve në diskutim për amendament mund të flasë vetëm një herë në kohëzgjatje prej 15 minutash.

Vetëm parashtruesi i amendamentit mund të japë arsyetim dhe të flasë për amendamentin në kohëzgjatje prej gjithsej dhjetë minutash, e nëse parashtrues të amendamentit janë dy apo më tepër deputetë vetëm njëri prej parashtruesve mund të japë arsyetim dhe të flasë për amendamentin në kohëzgjatje prej gjithsej dhjetë minutash. 
 
Neni 171-g
 Dispozitat e kësaj rregulloreje që kanë të bëjnë me procedurën për shqyrtimin e propozim-ligjit në trupat punues në lexim të dytë në mënyrë përkatëse zbatohen edhe gjatë leximit të dytë për propozim-ligj në kompetencë të trupit punues amë për financa dhe buxhet, propozim-ligj në kompetencë të trupit punues amë për çështje ekonomike dhe për propozim-ligj me të cilin bëhet harmonizim me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Neni 171-d
Debati në trupin punues amë dhe në Komisionin Juridik Ligjvënës, për propozim-ligj në kompetencë të trupit punues amë për financa dhe buxhet, propozim-ligj në kompetencë të trupit punues amë për çështje ekonomike dhe për propozim-ligj me të cilin bëhet harmonizim me të drejtën e Bashkimit Evropian, që shqyrtohen me procedurë të shkurtuar apo urgjente, mund të zgjasë më së shumti dy ditë pune.  

Anëtari i trupit punues dhe deputeti gjatë diskutimit për amendament mund të flasë vetëm një herë në kohëzgjatje prej dhjetë minutash.

Koordinatori i grupit të deputetëve apo një deputet i caktuar nga grupi i deputetëve apo nga koordinatori i grupit të deputetëve në diskutim për amendament mund të flasë vetëm një herë në kohëzgjatje prej 15 minutash.

Vetëm parashtruesi i amendamentit mund të japë arsyetim dhe të flasë për amendamentin në kohëzgjatje prej gjithsej dhjetë minutash, e nëse parashtrues të amendamentit janë dy apo më tepër deputetë vetëm njëri prej parashtruesve mund të japë arsyetim dhe të flasë për amendamentin në kohëzgjatje prej gjithsej dhjetë minutash.”

Neni 2

Në nenin 180 paragrafët 2, 3, 4 dhe 5 shlyhen.

Neni 3

Pas nenit 180 shtohen dy nene të reja 180-a dhe 180-b, si vijojnë: 

“Neni 180-а
 Diskutimi (diskutimi i përgjithshëm dhe diskutimi për amendamente) për propozim-buxhetin në mbledhje të trupit punues amë dhe të Komisionit Juridik Ligjvënës mund të zgjatë më së shumti gjithsej dhjetë ditë pune.  Anëtari i trupit punues dhe deputeti gjatë diskutimit të përgjithshëm mund të flasin më shumë herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minutash, ndërsa koordinatori i grupit të deputetëve gjithsej 30 minuta.  Përfaqësuesi i Qeverisë në diskutimin e përgjithshëm mund të flasë më shumë herë por jo më shumë se 30 minuta gjithsej.

Deputeti gjatë diskutimit për amendamente mund të flasë vetëm një herë në kohëzgjatje prej dhjetë minutash. Koordinatori i grupit të deputetëve apo një deputet i caktuar nga grupi i deputetëve apo nga koordinatori i grupit të deputetëve në diskutimin për amendament mund të flasë vetëm një herë në kohëzgjatje prej 15 minutash. Përfaqësuesi i Qeverisë lidhur me pranueshmërinë e amendamentit mund të flasë vetëm një herë në kohëzgjatje prej pesë minutash.

Vetëm parashtruesi i amendamentit mund të japë arsyetim dhe të flasë për amendamentin në kohëzgjatje prej gjithsej dhjetë minutash, e nëse parashtrues të amendamentit janë dy apo më tepër deputetë vetëm njëri prej parashtruesve mund të japë arsyetim dhe të flasë për amendamentin në kohëzgjatje prej gjithsej dhjetë minutash. 

Propozimin e plotësuar pas diskutimit në trupin punues amë dhe Komisionin Juridik Ligjvënës, e përpilon Qeveria.  Propozim-buxheti i plotësuar paraqet tekst të ri integral në të cilin Qeveria i ka inkorporuar amendamentet me të cilat është pajtuar dhe ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme të propozim-buxhetit.  Me propozim-buxhetin e plotësuar dorëzohet edhe arsyetim.

Neni 180-b
Diskutimi për propozim-buxhetin, përkatësisht për propozim-buxhetin e plotësuar në seancë të Kuvendit zgjat më së shumti pesë ditë.  Deputeti gjatë diskutimit mund të flasë më shumë herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minutash, ndërsa koordinatori i grupit të deputetëve gjithsej 30 minuta.  Përfaqësuesi i Qeverisë mund të flasë më shumë herë por jo më shumë se 30 minuta gjithsej.„

Neni 4

Në nenin 196 paragrafi 1 pas fjalëve: “mbahet diskutim në tërësi” pika në fund të paragrafit shlyhet dhe shtohen fjalët: “që mund të zgjasë më së shumti dhjetë ditë pune”. Deputeti gjatë diskutimit mund të flasë më shumë herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minutash, ndërsa koordinatori i grupit të deputetëve gjithsej 30 minuta.  Përfaqësuesi i propozuesit në diskutim mund të flasë më shumë herë por jo më shumë se 30 minuta gjithsej.“

Pas paragrafit 1 shtohet paragraf i ri 2,  si vijon:
“Diskutimi për propozimin për fillim të ndryshimit të Kushtetutës në Komisionin për Çështje Kushtetuese mund të zgjatë më së shumti dhjetë ditë pune. Anëtari i Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe deputeti gjatë diskutimit mund të flasë më shumë herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minutash, ndërsa koordinatori i grupit të deputetëve gjithsej 30 minuta.  Përfaqësuesi i propozuesit në diskutim mund të flasë më shumë herë por jo më shumë se 30 minuta gjithsej.“

Paragrafët 2 dhe 3 bëhen paragrafë 3 dhe 4.

Neni 5
 Në nenin 198 në paragrafin 1 shtohen dy fjali të reja, si vijojnë:
 “Diskutimi mund zgjatë më së shumti tri ditë pune për tekstin e çdo projekt-amendamenti veças. Deputeti gjatë diskutimit mund të flasë më shumë herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minutash, ndërsa koordinatori i grupit të deputetëve gjithsej 30 minuta.  Përfaqësuesi i propozuesit në diskutim mund të flasë më shumë herë por jo më shumë se 30 minuta gjithsej.“

Pas paragrafit 1 shtohet paragraf i ri 2, si vijon:
 “Diskutimi në Komisionin për Çështje Kushtetuese dhe në Komisionin Juridik Ligjvënës mund të zgjatë më së shumti tri ditë pune për tekstin e çdo projekt-amendamenti veças. Anëtari i Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe i Komisionit Juridik Ligjvënës dhe deputeti gjatë diskutimit mund të flasin më shumë herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minutash, ndërsa koordinatori i grupit të deputetëve gjithsej 30 minuta.  Përfaqësuesi i propozuesit në diskutim mund të flasë më shumë herë por jo më shumë se 30 minuta gjithsej.“

Paragrafët 2, 3 dhe 4 bëhen paragrafë 3, 4 dhe 5.

Neni 6

Pas nenit 200 shtohet nen i ri 200-a, si vijon:

"Neni 200-a
Komisioni për Çështje Kushtetuese dhe Komisioni Juridik Ligjvënës për tekstin e çdo propozim-amendamenti të Kushtetutës mbajnë diskutim të përgjithshëm dhe diskutim për tekstin, që mund të zgjatë më së shumti tri ditë pune.  Anëtari i Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe i Komisionit Juridik Ligjvënës dhe deputeti gjatë diskutimit të përgjithshëm dhe në diskutimin për tekstin mund të flasë më shumë herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minutash, ndërsa koordinatori i grupit parlamentar gjithsej 30 minuta.  Përfaqësuesi i propozuesit në diskutim mund të flasë më shumë herë por jo më shumë se 30 minuta gjithsej."

Neni 7

Në nenin 201 paragrafi 1 pas fjalëve: "dhe diskutim për tekstin" pika në fund të paragrafit shlyhet dhe shtohen fjalët: "që mund të zgjasë më së shumti tri ditë pune”. Deputeti gjatë diskutimit të përgjithshëm dhe në diskutimin për tekstin mund të flasë më shumë herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minutash, ndërsa koordinatori i grupit të deputetëve gjithsej 30 minuta.  Përfaqësuesi i propozuesit në diskutim mund të flasë më shumë herë por jo më shumë se 30 minuta gjithsej."

Pas paragrafit (2) shtohen dy paragrafë të rinj (3) dhe (4), si vijojnë:
"Deputeti gjatë diskutimit për amendament të tekstit të propozim-amendamentit të Kushtetutës mund të flasë vetëm një herë në kohëzgjatje prej dhjetë minutash.  Koordinatori i grupit të deputetëve apo një deputet i caktuar nga grupi i deputetëve apo nga koordinatori i grupit të deputetëve, në diskutim për amendament mund të flasë vetëm një herë në kohëzgjatje prej 15 minutash. 

Përfaqësuesi i propozuesit mund të flasë vetëm një herë në kohëzgjatje prej pesë minutash.

Vetëm parashtruesi i amendamentit të tekstit të propozim-amendamentit të Kushtetutës mund të japë arsyetim dhe të flasë për amendamentin në kohëzgjatje prej gjithsej dhjetë minutash, e nëse parashtrues të amendamentit janë dy apo më tepër deputetë vetëm njëri prej parashtruesve mund të japë arsyetim dhe të flasë për amendamentin në kohëzgjatje prej gjithsej dhjetë minutash."
 Paragrafët 3 dhe 4 bëhen paragrafë 5 dhe 6.

Neni 8

Autorizohet Komisioni Juridik Ligjvënës i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që të përcaktojë tekst të spastruar të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Neni 9

Kjo Rregullore hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë".


KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË


      
Numër 07 - 837 /1                                                                             KRYETAR
12 shkurt 2013                                                                    I KUVENDIT TË REPUBLIKËS
Shkup                                                                                                      SË MAQEDONISË
                                                                                             
                                                                                                       Trajko Veljanoski, d.v.


Që kjo është autentike me origjinalin, pohon:

ZËVENDËS I SEKRETARIT TË
PËRGJITHSHËM TË KUVENDIT TË
REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
           
Vjekosllav Angjellovski




 Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

Click