Këshillat



Të hënën, 7 maj 2012

DIALOGU ADERUES NË NIVEL TË LARTË ËSHTË MUNDËSI E MADHE PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Komisioni për Çështje Evropiane, Këshilli Nacional për Eurointegrime, Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Komiteti i Përzier Parlamentar RM-BE në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot realizoi takim me z. Shtefan File, komisar për zgjerim dhe politikë fqinje evropiane të Komisionit Evropian.

Në takimin, krahas kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini dhe nënkryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj.Sillvana Boneva, ishin të pranishëm edhe zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e ngarkuar për çështje eurointegruese znj.Teuta Arifi, drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së përgjithshme për zgjerim të Komisionit Evropian, z. Stefano Sanino, si dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, SH.T.  Aivo Orav.

Kryetari Misini në fjalimin e tij hyrës me kënaqësi e përshëndeti praninë e eurokomisarit Shtefan File, gjithashtu theksoi se parlamentarët kanë rolin kryesor në vlerësimin dhe analizimin e ndikimit të Legjislacionit të BE-së mbi jetën e qytetarëve, biznesin dhe ardhmërinë e qytetarëve.

Hapja e Dialogut aderues në nivel të lartë është mundësi e madhe, por hapja e këtyre dy kapitujve të rëndësishme përkatësisht hapja e kapitullit 23 dhe 24, është një mundësi për të treguar se jemi të vendosur t'i realizojmë reformat dhe në sferat e ndjeshme, siç është gjyqësia, të drejtat themelore, drejtësia, liria dhe siguria.

Eurokomisari File shprehu falënderim për vizitën, duke theksuar se Komisioni është gati për ta përkrah Maqedoninë në këtë proces eurointegrues, gjithashtu dha rekomandim lidhur me çështjet për dialogun e lartë, progresin, reformat në administratën publike, reformat e plota zgjedhore, përforcimin e marrëdhënieve integruese dhe ekonomisë tregtare.

Njëra prej qëllimeve kryesore të dialogut është inkluziviteti i cili na çon drejt një qëllimi të përbashkët, gjithashtu u përpilua edhe udhërrëfyes për realizimin e qëllimeve prioritare për vitin 2012 që miratua gjatë Dialogut aderues në nivel të lartë - theksoi zëvendëskryeministrja, znj.Teuta Arifi.

Në takimin morën pjesë edhe deputetët: z. Gordana Georgiev, znj. Sillvana Boneva, znj.Meral Uzeiri Ferati, z.  Kenan Hasipi, z.  Antonio Milloshoski si dhe znj.Tanja Hafner Ademi nga Platforma qytetare e Maqedonisë, z. Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe z. Antoni Peshev nga Dhoma ekonomike e Maqedonisë.

Click