Aktivitetet



E premte, 27 nëntor 2009

MBLEDHJA E DYZETETETRETË E KOMIISONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe buxhet në Mbledhjen e dyzetetretë, të mbajtur më 26 nëntor 2009, si trup amë punues shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për emetimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim (leximi i parë).

Lidhur me Propozim-ligjin arsyetim hyrës dha zëvendësministri i Financave, z. Nderim Ramizi. Ai theksoi se ndryshimet në ligj kanë të bëjnë me rritjen e numrit të emisioneve të obligacioneve për denacionalizim nga tetë në dhjetë edhe atë emision të obigacioneve në vitin 2010 dhe emision të obligacioneve për denacionalizim në vitin 2011.

Njëherit, si rezultat i ndryshimeve në Ligjin për denacionalizim, me të cilin u vazhdua afati për dërgimin e kërkesave për denacionalizim deri më 31.12.2007, u rrit dhe numri i lëndëve për denacionalizim dhe, që Ministria e Financave të mund t’u përgjigjet kërkesave të parashtruara, duhet emetimi plotësues obligacioneve.

Në debat morën pjesë deputetët  Marjanço Nikollov dhe Mile Andonov. 

Komisioni njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për emetimin e obligacioneve të Republikës  së Maqedonisë për denacionalizim është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

Click