TRAJKO VELJANOSKI- LETER SHTETEVE-ANETARE TE UE-SE PER MBES...



E diel, 15 nëntor 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, U DËRGOI LETËR SHTETEVE-ANËTARE TË UE-SË PËR MBËSHTETJE PËR MARRJEN E DATËS PËR FILLIMIN E BISEDIMEVE PËR ANËTRARËSIM NË UNION

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, u dërgoi letër shteteve-anëtare të Unionit Evropian, në të cilën kërkon mbështetje nga kolegët e tij për të miratuar vendimin e Këshilli Evropian në dhjetor për caktimin e datës për fillimin e bisedimeve për qasje.
Në përmbajtjen e letrave të dërguara homologëve të tij, kryetari Veljonoski thekson:
“Në kornizat e procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë në UE, e shfrytëzoj këtë rast, që në dritën e mbledhjes Këshillit të ardhshëm Evropian në dhjetor të vitit 2009, të kërkoj përkrahje nga të gjitha shtetet-anëtare të Unionit Evropian për çështje me rëndësie të veçantë për shtetin tim–fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Unionin Evropian.

Lexo më shumë

TRAJKO VELJANOVSKI SOT E PRITI JADRANKA KOSOR 10.11.09...



E martë, 10 nëntor, 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOVSKI SOT E PRITI KRYETAREN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË, JADRANKA KOSOR

Në takim të cilin të dy palët e vlerësuan si vazhdimësi të marrëdhënieve miqësore të zhvilluara lart ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë, Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski theksoi se dy vendet kanë qëllim të përbashkët strategjik, e ky është integrimi në UE. Më  kënaq që Kroacia dhe Sllovenia arritën marrëveshje për çështjet e hapura me çka  Kroacia i vazhdon bisedimet me UE-në. Në të njëjtën kohë shpresoj se edhe Republika e Maqedonisë pas rekomandimit të Komisionit Evropian për marrjen e datës së shpejti do t’i fillojë bisedimet. Në njëzet vitet e fundit që nga rënia e murit të Berlinit, një gjë është e sigurt, kthimi në të vjetrën nuk ka, ndërsa  integrimi evropian është një proces i domosdoshëm të cilin nuk mund ta ndalë askush, theksoi Veljanoski.

Lexo më shumë

DELEGACIONI I KUVEINDT TE REPUBLIKES SE MAQEDONISE NE UASHI...



E shtunë, 7 nëntor, 2009

DELEGACIONI I KUVEINDT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË UASHINGTON REALIZOI TAKIME ME UDHËHEQJEN E IND, ANËTARË TË KONGRESIT TË SHBA, PËRFAQËSUES TË DIASPORËS MAQEDONASE, SI DHE ME PËRFAQËSUES TË DEPARTAMENTIT TË SHTETIT TË OBLIGUAR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Ne jemi të vetëdijshëm për atë se sa suksese arriti Parlamenti i Maqedonisë në periudhën e kaluar, të cilat kontribuan që Maqedonia të përmendet si model për zhvillimin parlamentar, theksoi kryetari i IND-së në takimin me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski dhe nënkryetarin z. Jani Makraduli. Nga të pranishmit u shfaq kënaqësi reciproke nga bashkëpunimi i gjertanishëm, si dhe  vullnet që i njëjti të vazhdojë.

Lexo më shumë

DELEGACIONI I KUVENDIT TE REPUBLIKES SE MAQEDONISE NE UASHI...



E enjte, 5 nëntor 2009

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË UASHINGTON U TAKUA ME SENATORIN XHORXH VOINOVIÇ DHE PATI DREKË PUNE ME KONGRESMENËT MARK SAUDER, HERI MIÇEL DHE ROBERT ADERHOLD

Në takim delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, e në përbërje të cilit është edhe nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Jani Makraduli, me senatorin z. Xhorxh Voinoviç u përshëndet  përparimi i Republikës së Maqedonisë, si dhe qëndrueshmëria e saj në rrugën e integrimeve euroatlantike. 

Lexo më shumë

PSRM - Merkel i Pelosi...



E mërkurë, 4 nëntor 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, MORI PJESË NË FJALIMIN E KANCELARES GJERMANE MERKEL NË KONGRESIN E SHBA DHE U TAKUA ME SPIKERIN E DHOMËS PËRFAQËSUESE PELOSI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski pati mundësinë e rrallë ta përcjellë fjalimin e kancelares gjermane, znj. Angela Merker në Kongresin e SHBA-së.

Lexo më shumë

Z. TRAJKO VELJANOSKI DO TA VIZITOJE JOHAN TARCULLOVSKIN NE ...



E shtunë, 7 nëntor , 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI DO TA VIZITOJË JOHAN TARÇULLOVSKIN NË NJËSINË E PARABURGIMIT NË SHEVENINGEN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski gjatë kthimit nga udhëtimi në SHBA, më 8 nëntor 2009 do ta vizitojë Johan Tarçullovskin në njësinë e paraburgimit, të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, Holandë.

Lexo më shumë

TRAJKO VELJANOSKI, REALIZOI TAKIM ME KONGRESMENIN DEJVID P...



E martë, 3 nëntor 2009

DELEGACIONI NGA KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, I UDHËHEQUR NGA KRYETARI TRAJKO VELJANOSKI, REALIZOI TAKIM ME KONGRESMENIN DEJVID PRAJS, SI DHE ME KRYETARIN E INSTITUTIT NDËRKOMBËTAR DEMOKRATIK (IND) DHE DREJTORIN E PROGRAMIT RAJONAL PËR EVROPË

Bashkëpunimi me Republikën e Maqedonisë është një nga më të mirët që i kemi pasur, tha kongresmeni Dejvid Prajs në takimin e djeshëm me delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërjen e të cilit janë Kryetari i Kuvendit, Veljanoski dhe nënkryetari Makraduli. Ajo që më gëzon është përkrahja e përhershme, që integrimi euroatlantik e ka nga të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, por edhe nga të gjitha subjektet politike. Kështu ishte në vitin 2006, kur për herë të parë erdha në Maqedoni, të njëjtën e vërejta vitin e kaluar gjatë vizitës në shtetin tuaj, ndërsa edhe nga takimi i sotëm mund ta konfirmoj të njëjtën.

Lexo më shumë

Z. TRAJKO VELJANOVSKI NE KONFERENCEN BOTERORE E-PARLAMENT N...



E hënë, 2 nëntor 2009

PJESËMARRJA E KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI NË KONFERENCËN BOTËRORE E-PARLAMENT NË UASHINGTON

Kryetarit i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, së bashku me nënkryetarin e Kuvendit z. Jani Makraduli do të marrë pjesë në Konferencën Botërore të E-parlamentit në Uashington

Lexo më shumë

Makraduli - Vasington...



E mërkurë, 4 nëntor 2009

NËNKRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. JANI MAKRADULI NË KONFERENCËN BOTËRORE E- PARLAMENT 2009 NË UASHINGTON E PREZANTOI ZGJIDHJEN MAQEDONASE

Në kuadër të hapjes së Konferencën botërore e-Parlament 2009 në Uashington, në sesionin hyrës: “Zbatimi i IKT në zhvillimin e institucioneve demokratike’’, në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, fjalim të vetin pati nënkryetari, z. Jani Makraduli. Ai e prezantoi zgjidhjen për e-Parlament të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që është nga Qendra globale për zbatimin e IKT zgjidhjeve në parlamente dhe UIP (Unioni interparlamentar) u zgjodh si një nga shembujt më të suksesshëm në botë.

Lexo më shumë

Z. TRAJKO VELJANOVSKI SOT PRITI ZORAN TALERIN,29.10.09...



E enjte, 29 tetor 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI SOT PRITI ZORAN TALERIN, EURODEPUTET DHE REFERUES PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË NË PARLAMENTIN EVROPIAN

Në takim kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, edhe njëherë i theksoi rezultatet pozitive të Republikës së Maqedonisë dhe të institucioneve të saja në realizimin e integrimeve euroatlantike. Liberalizimi i vizave për qytetarët e saj, si dhe Raporti i Komisionit Evropian dhe rekomandimi për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve gjithashtu i vërteton rezultatet tona, përcaktimin tonë për anëtarësim në Unionin Evropian.

Lexo më shumë
123...6       
Click