Njoftimet



E premte, 28 maj 2010

Debat mbikëqyrës me temën ‘’Implementimi i Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtarit publike''

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të mbaj debat mbikëqyrës me temën ‘’Implementimi i Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtarit publike''.

Qëllimi i Debatit Mbikëqyrës është mbikëqyrje e implementimit të Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtarit publike.

-Sa është e suksesshme implementimi i Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtarit publike, duke pasur parasysh me ndryshimet e bëra të ligjit në vitin 2008?

-Çfarë përfitime ka sektori qytetar nga ky ligj, veçanërisht në ngjarjet kulturore dhe sportive?

-Çfarë është mendimi i firmave të mëdha në Republikën e Maqedonisë për këtë ligj? A kanë ato ndonjë interes për ai?

-Sa shfrytëzuesit e sponsorimeve dhe donacioneve janë të kënaqur nga ky ligj?

Komisioni vlerëson se debati është me rëndësi të veçantë, si në aspektin e rezultateve të  implementimit të Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtarit publike, që është e rëndësishme  për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, ashtu edhe në aspektin e fillimit të  zbatimit praktik  të dispozitave  të Ligjit për Kuvendin e Republikës së  Maqedonisë në pjesën e  dimensionit mbikëqyrës të qeverisjes ligjdhënëse në shtetin tonë.

Në debat do të marrin pjesë ministri i drejtësisë, z. Mihajlo Manevski, ministrja  e kulturës, znj Elizabeta Kamçevska-Milevska, ministri i arsimit, shkencës dhe sportit, z. Nikolla Todorov, drejtori i Ajencisë për rini dhe sport, z. Dime Spasov, përfaqësues të Ministrisë së financave, si dhe drejtori i Drejtorisë për të hyra publike, z. Goran Trajkovski, të cilët do të japin mendime të tyre dhe përgjigje anëtarëve të komisionit.

Në debat janë të ftuar të marrin pjesë dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, koordinatorët e grupeve të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe anëtarëve të Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport dhe Komisionit për Financim dhe Buxhet.

Në debat janë të ftuar dhe dëshmitar të tjerë nga institucionet kulturore dhe sportive, shoqëri tregtare dhe organizata joqeveritare si palë të prekura të cilët drejtpërdrejtë ose tërthorazi janë të lidhur me këtë temë.

Debati mbikëqyrës do të mbahet më 01 qershor (e martë) në ora 10,00,në sallën ''Boris Trajkovski''dhe do të jetë e hapur për mediume.

Click