Njoftimet



E enjte, 03 qershor 2010

DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMËN ‘’IMPLEMENTIMI I LIGJIT PËR DONACIONE DHE PËR SPONZORIME NË VEPRIMTARIT PUBLIKE''

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 04 qershor 2010 (e premte) do ta mbaj vazhdimin e dytë të debatit mbikëqyrës me temën ‘’Implementimi i Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtarit publike'', i cili filloi m; 01 qershor 2010.

Qëllimi i Debatit Mbikëqyrës është mbikëqyrje të implementimit të Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtarit publike.

-Sa është e suksesshme implementimi i Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtarit publike, duke pasur parasysh me ndryshimet e bëra të ligjit në vitin 2008?

-Çfarë përfitime ka sektori qytetar nga ky ligj, veçanërisht në ngjarjet kulturore dhe sportive?

-Çfarë është mendimi i firmave të mëdha në Republikën e Maqedonisë për këtë ligj? A kanë ato ndonjë interes për at ligj?

-Sa shfrytëzuesit e sponsorimeve dhe donacioneve janë të kënaqur nga ky ligj?

Komisioni vlerëson se debati është me rëndësi të veçantë, si në aspektin e rezultateve të  implementimit të Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtarit publike, që është e rëndësishme  për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, ashtu edhe në aspektin e fillimit të  zbatimit praktik  të dispozitave  të Ligjit për Kuvendin e Republikës së  Maqedonisë(‘’Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë’’nr.104/2009) në pjesën e  dimensionit mbikëqyrës të qeverisjes ligjdhënëse në shtetin tonë.

Në debat do të marr pjesë Kryetari i Këshillit Drejtues të Shoqatës së artistëve figurativ në Republikën e Maqedonisë, znj. Tanja Ballak, kryetari i komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, drejtorin e SHPTSH Renova, z. Shefki Idrizi, drejtori i fondit të filmave të Republikës së Maqedonisë, z. Darko Basheski, drejtori i Teatrit të Shqiptarëve-Shkup, z . Adem Karaga, kryetari I OJQ-së ‘’Borka’’, znj. Biljana Dodeva Hristovska, muzicienti dhe filantropi, z Çazim Asotiç.

Në debat janë të ftuar të marrin pjesë dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, koordinatorët e grupeve të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe anëtarëve të Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport dhe Komisionit për Financim dhe Buxhet.

Debati mbikëqyrës do të mbahet më 04 qershor (e premte) në ora 10,00,në sallën ''Boris Trajkovski''dhe do të jetë e hapur për mediume.

Click