Njoftimet



E martë, 01 qershor 2010

DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMËN ‘’IMPLEMENTIMI I LIGJIT PËR DONACIONE DHE PËR SPONZORIME NË VEPRIMTARITË PUBLIKE''

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 02 qershor 2010 (e mërkurë) do ta mbajë vazhdimin e parë të debatit mbikëqyrës me temën ‘’Implementimi i Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtaritë publike'', i cili filloi dje.

Qëllimi i Debatit Mbikëqyrës është mbikëqyrja e implementimit të Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtaritë publike.

-Sa është i suksesshëm implementimi i Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtaritë publike, duke pasur parasysh edhe ndryshimet tani më të bëra të ligjit në vitin 2008?

-Çfarë përfitimesh ka sektori qytetar nga ky ligj, veçanërisht në ngjarjet kulturore dhe sportive?

-Cili është mendimi i firmave të mëdha në Republikën e Maqedonisë për këtë ligj? A kanë ato ndonjë interes nga ky ligj?

-Sa janë të kënaqur shfrytëzuesit e sponsorimeve dhe donacioneve nga ky ligj?

Komisioni vlerëson se debati është me rëndësi të veçantë, si në aspektin e rezultateve të  implementimit të Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtaritë publike, që është e rëndësishme  për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, ashtu edhe në aspektin e fillimit të  zbatimit praktik  të dispozitave  të Ligjit për Kuvendin e Republikës së  Maqedonisë në pjesën e  dimensionit mbikëqyrës të pushtetit ligjdhënës në shtetin tonë.

Në debat, prononcim të vetin kishte drejtori i Agjencisë për të Rinj dhe Sport, z. Dime Spasov,drejtoresha ei Filharmonisë Maqedonase, znj. Maja Çanaqeviç, menaxherja e sponzorimeve, donacioneve dhe fondacioneve-Telekomi i Maqedonisë SHA –Shkup, znj.Radmilla Gutevska, drejtori i Operës dhe baletit Maqedonas, z.Oliver Arsovski, drejtori i fondacionit Apolonija, z. Ace Ristovski, si dhe drejtori i Verës së Ohrit, z.Toni Simonovski, drejtori ekzekutiv i OJQ-CIRA, z.Zoran Stojkovksi, drejtori i MOST-it, z.Darko Aleksov dhe znj. Kristina Joteva, kryetae ei Këshillit Drejtues të T-Mobile Fondacionit, të cilët dhanë mendimet dhe përgjigjet e veta për anëtarët e Komisionit.

Në debat janë të ftuar të marrin pjesë dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, koordinatorët e grupeve të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe anëtarët e Komisionit për arsim, Shkencë dhe Sport dhe Komisionit për Financim dhe Buxhet.

Debati mbikëqyrës do të mbahet më 02 qershor (e mërkurë) në ora 10,00,në sallën ''Boris Trajkovski''dhe do të jetë i hapur për mediume.

Click