Njoftimet



E martë 1 qershor 2010

DEBAT ME TEMË: ,,ORGANIZATAT JOQEVERITARE DHE PROCESET E EURO-INTEGRIMIT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË"

Komisioni për Çështje Evropiane më 10qershor, 2010 do të organizojë debat me temë "Organizatat joqeveritare dhe proceset e euro-integrimit në Republikën e Maqedonisë". 

Debati është në funksion të aktualizimit të rolit  të organizatave joqeveritare dhe ngritja e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shoqërisë civile.

Kontributi i organizatave joqeveritare  është i rëndësishëm në promovimin dhe ndërtimin e  kulturës demokratike dhe kohezionin social në të gjitha nivelet shoqërore, me këtë edhe rëndësinë që e kanë në promovimin e  Republikës së Maqedonisë në kuadër të Bashkimit Evropian.

Komisioni për çështje evropiane me organizimin e këtij debati ka për qëllim që përmes një debati gjithëpërfshirës dhe të gjerë, të kontribuoj në këtë çështje të rëndësishme duke analizuar nga aspekti i  ndikimit që i kanë organizatat qeveritare mbi proceset euro-integruese në tërësi.

Përveç anëtarëve të Komisionit për çështje evropiane dhe përfaqësuesve të organizatave joqeveritare dhe shoqatave si pjesëmarrëse të drejtpërdrejta në debat, do të marrin pjesë edhe anëtarët e Komitetit të përbashkët parlamentar EU-RM dhe Këshilli nacional për eurointegrim.

Debati do të mbahet më 10 qershor, 2010 ora 10:30 në sallën "Boris Trajkovski" dhe është e hapur për media.

Click