Njoftimet



E martë, 2 shkurt 2010

DEBAT PUBLIK ME RASTIN E SHPËRBLIMIT "MARGARITARËT E URTËSISË"
 
Në vigjilje të Ditës botërore për luftën kundër kancerit, 4 shkurtit, Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtime Rajonale dhe Bashkëpunim ‘’Studiorum’’ (anëtare e ECCA), Lobi Maqedonas i Femrave dhe Organizata e Grave të Shën Nikollës organizojnë debat publik në temën: Shpërblimi ‘’Margaritarët e urtësisë’’ për Maqedoninë nga Asociacioni Evropian për Kancerin Cervikal (ECCA)-njohje për përparimin dhe detyrim për të ardhmen.

Shkak për debatin publik është shpërblimi ‘’Margaritarët e urtësisë’’ (Pearl of Wisdom) të cilën Republika e Maqedonisë e mori në Samitin për Kanceri Cervikal, që u mbajt në Parlamentin Evropian në Bruksel më 26-27 janar 2010.

Fitues të çmimit janë Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Ministria e Shëndetësisë, Organizata e Grave të Shën Nikollës, Qendra për Hulumtim dhe Bashkëpunim Rajonal ‘’Studiorum’’ dhe Lobi Maqedonas i Grave.

Në debatin publik duhet të bëhet ndarje e asaj që është arritur deri më tani dhe e drejtimeve të ardhshme, me qëllim vendosje të skrining programit të rregullt.

Debati do të mbahet më 03 shkurt 2010 (e mërkurë), me fillim në orën 12:00, në Sallën ‘’Boris Trajkovski’’.

Click