Njoftimet



E premte, 5 shkurt 2010

DEBAT PUBLIK ME TEMË "INTERNET MË I SIGURT"
 
Me rastin e Ditës evropiane për internet të sigurt - 09 shkurti, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin e Përzier Parlamentar -Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian do të organizojë Debat Publik me temë "Internet më i sigurt".

Qëllimi i debatit publik është që të ngrihet vetëdija e qytetarëve për përparësitë, por edhe për rreziqet nga shfrytëzimi i internetit, veçanërisht lidhur me mbrojtjen e privatësisë  të qytetarëve tanë nën prizmin e praktikës së shteteve - anëtare të Unionit Evropian, si dhe krijimin e kujdesit më të madh shoqëror në Republikën e Maqedonisë për nevojën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve nga aksesi në përmbajtjet në internet që janë të dëmshme për moralin dhe shëndetin e tyre.

Debati publik do të mbahet më 09 shkurt 2010 në sallën ‘’Boris Trajkovski’’ në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga ora 11:00 deri në orën 13:30.


 

Click