Njoftimet



E martë, 07 dhjetor 2010

DELEGACIONI I KOMISIONIT PËR POLITIK TË JASHTME NË VIZITË DYDITORE ZYRTARE NË REPUBLIKËN E TURQISË

Në ftesën e kryetarit të Komisionit për Politik të Jashtme të Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, z. Murat Merxhan, delegacioni i Komisionit për Politik të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 08 dhe 09 dhjetor 2010, do të qëndroj në vizitë dyditore zyrtare në Republikën e Turqisë. 

Në përbërje të delegacionit, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit , znj Tueta Arifi, janë edhe anëtarët e Komisionit znj. Flora Kadriu, z. Vasko Shutarov dhe z. Nazif Bushi.

Sipas programit për qëndrim në nivel parlamentar delegacioni do të realizoj takime dhe bisedime me komisionet për politik të jashtme dhe çështje evropiane, me Grupin për miqësi ndërmjet dy parlamenteve, ndërsa do të pranohet edhe nga zëvendës-kryetari i Kuvendit të Turqisë, z. Sadik Jakut, Kabineti i kryetarit të Republikës së Turqisë dhe në Ministrinë për Punë të Jashtme të Qeverisë Turke.

Qëllimi i vizitës është përparimi i dialogut  dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, çka paraqet vegël të rëndësishme në përforcimin e dimensionit parlamentar dhe marrëdhënieve të gjithëmbarshme konstruktive ndërmjet dy shteteve dhe kultivimin e miqësisë tradicionale.

Pritet në takim të jenë shkëmbyer dhe mendime për më tepër çështje me interes të përbashkët. 
 

Click