Njoftimet



E martë, 23 mars 2010

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË MBLEDHJET E ASAMBLESË EVROPIANE PËR MBROJTJE DHE SIGURI DHE TË AUEP-IT

Më 23 dhe 24 mars 2010 në Bruksel, Belgjikë, Asambleja Evropiane për Mbrojtje dhe Siguri, Asambleja e Unionit Euro-Perëndimor (AUEP) do t’i mbajë mbledhjet, si në vijim: mbledhjen e Komitetit të Kryetarit të AUEP-it, mbledhjen e Komisionit për Çështje Politike dhe Komisionit për Mbrojtje, mbledhjen e përbashkët gjashtëmujore me Këshillin e Përhershëm të UEP/Komitetin për Politikë dhe Siguri të UE-së dhe Konferencën për shtyp me ambasadorin Karllos Fernandez-Arias Minuesa, kryesimi i Spanjës me UE-në dhe UEP-in. 

Në këto mbledhje do të marrin pjesë deputetët Xhevat Ademi dhe Jovan Manasijevski, anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë e Unionit Euro-Perëndimor.

Në këto mbledhje me fjalime do të paraqiten gjenerali Dejvid Liki, drejtor i përgjithshëm në shtatmadhorinë e Unionit Evropian, z. Emanuel Jakob, kryetar i Euromil, z. Klod Frans Arno, drejtor për planifikim në Këshillin e Unionit Evropian, ambasadori Karllos Fernandez-Arias Minuesa, përfaqësues i përhershëm, kryesimi i Spanjës me UE-në dhe UEP-in dhe z. Zhan-Fransua Biro, zëvendëssekretar gjeneral i NATO-së për diplomaci publike.

Krahas ndjekjes së këtyre mbledhjeve, pritet që Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AUEP të realizojë takime dhe kontakte të shumta me parlamentarë të shteteve të Unionit Euro-Perëndimor.

 

 

 

Click