Njoftimet



E premte, 5 nëntor 2010

Delegacioni parlamentar i Komisionit për Çështje Evropiane për vizitë në Bruksel

Delegacioni parlamentar i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: znj. Hristina Runçeva-shefe e delegacionit dhe deputetet znj. Sllavica Gërkovska Lloshkova dhe znj. Ermira Mehmeti, drejtpërdrejtë para publikimit të Raportit vjetor për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2010, më 8 dhe 9 nëntor do të realizojë takime me më shumë eurodeputetë në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Qëllimi i vizitës së deputetëve maqedonase është përmes kontakteve të drejtpërdrejta me kolegët e tyre nga Parlamenti Evropian që për së afërmi t'i informojnë eurodeputetët për proceset eurointegruese në Republikën e Maqedonisë, në pritje të fillimit të përgatitjes së Rezolutës për përparimin e vendit, nga ana e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET).

Gjatë kohës së qëndrimit në Bruksel delegacioni, gjithashtu, do të marrë pjesë edhe në konferencën e përbashkët në organizim të kryesisë belge të BE-së në Bruksel me temë: “Pas krizës:  Si duhet Evropa të përgjigjet në sfidat që pasojnë”, në të cilën do të marrin pjesë deputetë nga parlamentet nacionale të vendeve-anëtare dhe kandidate për anëtarësim në BE. Në lidhje me temën është paralajmëruar debat për tre tema të rëndësishme, edhe atë për çfarë lloj  zhvillimi dhe vende të punës i janë të nevojshme Evropës, çfarë lloj qeverisjeje evropiane ekonomike dhe si të vendoset tregu i vetëm evropian. Në lidhje me temat fjalim përfundimtar do të ketë kryetari i Komisionit Evropian, z. Hoze Manuel Baroso.

Click