Njoftimet



E martë, 28 shtator 2010

Deputetët z. Jovan Manasievski dhe znj. Lilajana Popovska do të marrin pjesë në takimet e rregullta të AUEP

Deputetët z. Jovan Manasievski dhe znj. Liljana Popovska, anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Evropiane për mbrojte dhe siguri, Asambleja e Unionit Evropianoperëndimor (AUEP), do të marrin pjesë në takime te rregullta të AUEP, që do të mbahen më 29 shtator 2010 në Bruksel.

Në kuadër të takimeve do të mbahen: mbledhja e Komitetit të Kryetarit të AUEP, seanca të komisioneve të përhershme  të AUEP dhe seanca e rregullt gjashtëmujore me Këshillin e Përhershëm të vendeve  UEP /Komiteti Politik dhe i Sigurisë së UE.

Ambasadori z. Volter Stivens, përfaqësues i përhershëm i Belgjikës do t'i informoj deputetët për aktivitetet e kryesimit Belg me UE dhe me UEP. Është paraparë prononcime të tyre në takime të kenë dhe përfaqësues të lartë të Këshillit të UE-së.

Në mbledhje të Këshillit të Kryetarëve të AUEP do të diskutohet për të ardhmen e mbikëqyrjes dhe kontrollit parlamentar  mbi Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë ( PPJS) dhe Politika e Përbashkët e Sigurisë dhe mbrojtjes (PPSM).

Asambleja Evropiane për mbrojte dhe siguri, Kuvendi i Unionit Evropianoperëndimor , i formuar më 1954, shqyrton çështje lidhur me aktivitetet ndërqeveritare në Evropë në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke përfshirë dhe bashkëpunimin në armatim. Në punën e Kuvendit marrin pjesë deputetë prej 39 parlamente nacionale.

Click