Njoftimet



E martë, 9 nëntor 2010

Deputeti Aleksandar Spasenovski në vizitën dyditëshe në Bruksel

Pas dërgimit të letrës te një numër i madh i europarlamentarëve në Parlamentin Evropian, në ditën e publikimit të Raportit për Përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 nga ana e Komisionit Evropian, bashkëkryesuesit të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian (KPP - RM dhe BE), z. Aleksandar Spasenovski, qëndron në vizitë dyditëshe në Parlamentin Evropian.

Spasenovski gjatë kohës së vizitës to të realizojë takime me referuesin e Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë, z. Zoran Taler, bashkëkryesuesi i KPP-së i Parlamentit Evropian, Jorgo Shacimarkakis, si dhe më shumë eurodeputetë të cilët janë anëtarë në KPP -RM-në dhe BE-në por edhe të tjerë që i ndjekin ngjarjet në Republikën e Maqedonisë. 

Takimet e deputetit Spasenosvki realizohen para mbajtjes së mbledhjes së Komitetit të Përzier Parlamentar në Bruksel, më 29 dhe 30 nëntor 2010, por veçanërisht në funksion të shkëmbimit të mendimeve me aktorët relevantë evropianë rreth rekomandimit të Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Republikën e Maqedonisë, si dhe për mundësitë për miratimin e vendimit nga ana e Këshillit Evropian për caktimin e datës për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë.

Click