Njoftimet



E martë, 2 mars 2010

PJESËMARRJE E DEPUTETES HRISTINA RUNÇEVA NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE PËR BENÇMARKE DHE VETËVLERËSIM TË PARLAMENTEVE DEMOKRATIKE, PARIS

Deputetja, znj. Hristina Runçeva do ta përfaqësojë Republikën e Maqedonisë në Konferencën ndërkombëtare për bençmarke dhe vetëvlerësim të parlamenteve demokratike, e cila mbahet prej 2 deri më 4 mars 2010 në Paris të Francës.

Konferenca ndërkombëtare është organizuar nga Instituti Botëror për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, e përkrahur nga Parlamenti Evropian dhe instituti Demokratik Nacional.

Në Konferencë do të marrin pjesë deputetë nga parlamentet nacionale dhe rajonale nga më shumë shtete të Evropës, Azisë, Afrikës, përfaqësues të organizatave interparlamentare, mes të cilave edhe Asambleja Parlamentare e Frankofonisë, Unioni interparalmentar, Asamblea Parlamentare e Këshillit të Evropës, Parlamenti Latino-amerikan, Forumi i Afrikës së Jugut për zhvillim dhe demokraci, më shumë institucione të etabluara, agjenci bilaterale dhe multilaterale.

Qëllimi i konferencës është të shkëmbehen mendime në drejtim të identifikimit dhe themelimit të standardeve të pranuara ndërkombëtare dhe parimet në bazë të të cilave do të mund të matet dhe vlerësohet kapaciteti demokratik i parlamenteve në korniza botërore. Sfidë e çdo parlamenti të zgjedhur në mënyrë demokratike është që të sigurojë funksionim më të mirë dhe më efikas, të jetë sa më i hapur, i pavarur dhe reprezent përgjegjës i interesave të qytetarëve. Funksionimi i çdo parlamenti është i kushtëzuar nga specifikat e kulturës dhe vendit amë në të cilin është themeluar, por angazhimi bashkëkohor i interparlamenteve dhe organizatave tjera botërore është të formulohet një pako e standardeve të cilat do të shërbejnë si tregues i vlerësimit të potencialeve demokratike të dhomës ligjvënëse. Ky debat njëkohësisht do të kontribuojë edhe për internacionalizimin e çështjes së standardeve, kritereve dhe instrumenteve në disponim për vlerësimin se çfarë është parlamenti demokratik, por edhe se çka paraqet demokracia në korniza bashkëkohore.

Deputetja Hristina Runçeva do të mbajë fjalim me temë: Standardet bençmarket (standardet) parlamentare dhe shoqëria civile me theks të veçantë të situatës në Ballkan.

Click