Njoftimet



E hënë, 23 gusht 2010

NDARJA E SHPËRBLIMIT "NËNË TEREZA"

Më 26 gusht 2010, (e enjte) në Sallën Solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në ora 12:30 Këshilli për ndarjen e shpërblimit shtetëror "Nëna Terezë" do ta ndajë shpërblimin "Nëna Terezë" për realizime veçanërisht të rëndësishme me interes për shtetin në sferën e humanitetit dhe solidaritetit njerëzor dhe për nxitjen, përparimin dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimin bashkëpunimit, si ndërmjet popujve, ashtu edhe ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe besimeve të ndryshme.

Për realizime veçanërisht të rëndësishme në sferën e humanitetit dhe solidaritetit njerëzor shpërblimi "Nëna Terezë" i ndahet Dr.Ollga Jotovskës, pediatre, magjistre e shkencave mjekësore dhe Halil Zendelit, shkrimtar.

Click