Njoftimet



E martë, 23 mars 2010

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË SEMINARIN NË BRUKSEL
 
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: z. Jovan Manasijevski, z. Oliver Derkoski, z. Mile Andonov dhe z. Hisen Xhemaili do të merr pjesë në Seminarin për parlamentarët dhe nëpunësit e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me temë ‘’Kompetencat buxhetore të parlamenteve’’, i cili organizohet nga Drejtoria për Marrëdhënie me Parlamentet Nacionale të Parlamentit Evropian, dhe do të mbahet më 23 dhe 24 mars 2010, në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

Seminari do t’i kushtohet evaluimit të kompetencave buxhetore dhe ndryshimeve të Parlamentit Evropian me Marrëveshjen e re të Lisbonës, si dhe procedurës vjetore të buxhetit.

Fjalim të tijin, para të pranishmëve, do të ketë edhe komisari për buxhet dhe programim financiar z. Janush Levandovski, i cili do të flet për kornizën shumëvjeçare të  buxhetit dhe kufizimet e saj për çdo vit fiskal.

Pritet që në seminar të marrin pjesë anëtarë të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe më tepër evroparlamentarë.

Çdonjëra nga vendet pjesëmarrëse do të ketë paraqitje të saj për Kontrollin parlamentar të buxhetit të parlamenteve.

Click