Njoftimet



E hënë, 26 prill 2010

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË SESIONIN E RREGULLT TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT EVROPIAN NË STRASBURG

Prej 26 deri më 30 prill 2010 në Strasburg, Francë, po mbahet sesion i rregullt i Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian. Në punën e AP të KE-së dhe trupat e tij marrin pjesë shefi i delegacionit Aleksadar Nikollovski, anëtari Igor Ivanovski, si dhe zëvendësanëtarët Zoran Petreski, Andrej Zhernovski dhe Flora Kadriu.

Në bazë të rendit të ditës që sot Byroja do t'ia propozojë Asamblesë Parlamentare për miratim, tema diskutimi do të jenë: ndikimi dhe pasojat nga kriza ekonomike globale, lobimi në shoqëritë demokratike, pasojat nga lufta ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë, zbatimi efikas i Konventës evropiane për të drejtat e njeriut: Procesi i Interlaken-it, diskriminimi në bazë të orientimit seksual, dialogu pas-monitorimit me Bullgarinë, raporti i monitorimit për përparimin demokratik të Malit të zi etj. 

Gjithashtu propozohen që tema për të cilat do të debatohet me procedurë të përshpejtuar, të jenë: gjendja në Bjellorusi dhe nevoja urgjente për reforma kushtetuese në Bosnjë dhe Hercegovinë. 

Fjalim të tyrin në sesionin pranveror do të kenë: znj. Mishelin Kajlli Rej, ministre e Punëve të Jashtme e Zvicrës, në funksion të kryesimit me Komitetin e Ministrave , z. Viktor Janukoviç, kryetari i Ukrainës, z. Tomas Hamarberg, komisar për të drejtat e njeriut në Këshillin Evropian dhe z. Sergej Llavrov, ministër i Punëve të Jashtme i Federatës Ruse.

Click