Njoftimet



E premte, 2 korrik 2010

PJESËMARRJA E DEPUTETIT PETAR POP - ARSOV NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË KOMISIONEVE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË SHTETEVE-ANËTARE TË UNIONIT EVROPIAN -KOSAK

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane TË Kuvendit Të Republikës së Maqedonisë, z.Petar Pop Arsov nga 04 deri më 06 korrik 2010, do të marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane të shteteve-anëtare të Unionit Evropian -KOSAK, që do të mbahet në Bruksel.

Në Konferencë, z. Olivie Shastel, sekretar shtetëror për Çështje Evropiane të Belgjikës, do të flasë për prioritetet e kryesimit belg me Unionin Evropian, ndërsa fjalim në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet parlamenteve nacionale dhe institucioneve evropiane do të mbajë edhe Marosh Shefkoviq, zëvendës-kryetar i Komisionit Evropian i obliguar për marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe administratën.

Click