Njoftimet



E martë, 26 janar 2010

PJESËMARRJE E DEPUTETËS LILJANA POPOVSA NË SAMITIN E 4-TË PËR ‘’KANCERIN NË QAFËN E MITRËS’’ NË BRUKSEL 

Liljana Popovska, si kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta Ndërmjet Grave dhe Burrave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, merr pjesë në Samitin e 4-të për kancerin në qafën e mitrës, me titull ‘’Rrezatimi i qafës së mitrës dhe programet për vaksinim HPV në Evropë’’, i cili mbahet në Parlamentin Evropian më 26 dhe 27 janar 2010, në bashkëpunim me grupacionin e Politikanëve për parandalimin e kancerit cervikal dhe me Asociacionin Evropian për kancer cervikal.
 
Në kuadër të Samitit, Liljana Popovska do të kryesoj sesionin më 27.01.2010, ndërsa më 26.01.2010 si mirënjohje për përparimin e Republikës së Maqedonisë dhe futjen në përdorim të HPV vaksinës, si kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta Ndërmjet Grave dhe Burrave, do ta merr shpërblimin ‘"Pearl of Wisdom", bashkë me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga sektori joqeveritar.

Click