Njoftimet



E premte, 28 maj 2010

Pjesëmarrje në Konferencë të komisioneve për çështje evropiane të parlamenteve evropiane të vendeve-anëtare të Unionit Evropian-KOSAK

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Petar Pop Arsov prej 30 maj deri më 01 qershor, do të marr pjesë në Konferencën e komisioneve për çështje evropiane të shteteve-anëtare të Unionit Evropian-KOSAK, që do të mbahet në Madrid, Mbretëria e Spanjës.

Në konferencë, në të cilin do të debatohet për rolin e ardhshëm të KOSAK pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së Lisbonës, fjalime të tyre do të kanë kryeministri i Spanjës , z. Joze Luis Rodriges Zapatero, si dhe sekretari shtetëror spanjoll për çështje evropiane, z.Diego Lopez Garido.

Gjithashtu, në rendin e ditës në konferencë është edhe debati për prioritetet politike të Komisionit Evropian, të përfaqësuar nga zëvendësi i kryetarit të Komisionit Evropian, z. Marosh Shefqoviç, si dhe debati për relacionet ndërmjet parlamenteve nacionale dhe Parlamentit Evropian pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës.

Click