Njoftimet



E premte, 08 tetor 2010

Pjesëmarrje në konferencën rajonale ‘’lufta kundër varfërisë dhe mënjanimit social në kontest të procesit integrues evropian: roli i parlamenteve nacionale’’

PREJ 11 deri më 13 tetor 2010 në Beograd, Republika e Serbisë, do të mbahet konferencën rajonale ‘’lufta kundër varfërisë dhe mënjanimit social në kontest të procesit integrues evropian: roli i parlamenteve nacionale’’. Konferenca është organizuar nga Kuvendi i Republikës së Serbisë dhe Sekretariati i Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, ndërsa i përkrahur nga Fondacioni Fridrih Ebert. Në ngjarje do të marrin pjesë deputetët-anëtarë të Komisionit për Punë dhe Politik sociale, z. Nikolla Kotevski (VMRO-DPMNE) dhe znj. Stanka Anastasova (LSDM).  

Pritet në Konferencë të marrin fjalën: znj. Sllavica Gjukiç-Dejanoviç, kryetare e Kuvendit të Republikës së Serbisë, z.Hido Bishqeviç, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, si dhe znj.Snezhana Stojanoviç-Pllavshiç, kryetare e Komisionit për Zvogëlimin e Varfërisë, në Kuvendin e  Republikës së Serbisë. Gjatë kohës së Konferencës janë paraparë dhe prezantime të shembujve dhe përvojave praktike të vendeve të rajonit për mënyrat e ballafaqimit me varfërinë dhe mënjanimit social. Në kuadër të ngjarjeve janë paraparë dhe takime me zëvendës-ministrin për Integrim Evropian dhe ministrin e financave të Republikës së Serbisë.

Konferenca paraqet mundësi për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, me qëllim përshpejtimin e proceseve evrointegruese dhe për njohjen e deputetëve me ’’UE Strategjinë për vitin 2020’’, të miratuar nga Këshilli Evropian.

Click