Njoftimet



E hënë, 04 tetor 2010

PJESËMARRJE NË SESIONIN E RREGULLT TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Prej 4 deri më 8 tetor 2010 në Strasburg, Francë, u mbajt sesion i rregullt i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (AP e KE).

Në punën e AP të KE dhe trupave të tij do të marrin pjesë shefi i delegacionit z.Aleksandar Nikollovski dhe zëvendës anëtari z. Andrej Zhernovski.

Fjalim  në sesionin pranveror do të kenë:kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Nikolla Gruevski dhe zëvendës kancelari i federatës dhe ministër i punëve të jashtme të Federatës së Republikës së Gjermanisë z. Gvido Vestervele, ndërsa në cilësi të kryesuesit me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës do të drejtohet dhe të përgjigjet çështjeve, ministri i punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Milloshovski.

Në bazë të rendit të ditës që sot Byroja do ta propozoj në Asamblenë Parlamentare për miratim, tema të diskutimeve do të jenë:lufta kundër ekstremizmit, pastaj të drejtat e njeriut dhe të biznesit, qasja e grave deri te kujdesi mjekësor ligjor, keqpërdorimi i fëmijëve në institucione, aktivitetet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik  në vitin 2009 dhe 2010, funksionimi i institucioneve demokratike në Ukrainë, ndërsa Raport për kërkesat për azil dhe në bazë të gjinisë së kërkuesve do të parashtroj deputeti Andrej Zhernovski.

Deputetët në këtë sesion do të mbajnë ceremoni për shënimin e 60 vjetorit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
 

Click