Njoftimet



E hënë, 29 nëntor 2010

Pjesëmarrje në Takimin e tetë  të Komitetit të Përzier Parlamentar -Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian 

Në bazë të nenit 114 të Marrëveshjes për stabilizim asocim të Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian, si dhe në bazë të Rregullës së 6-të  për punë të Komitetit të Përzier Parlamentar -Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian, do të mbahet takimi i Tetë i Komitetit më 29 dhe 30 nëntor 2010 në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

Në takimin do të merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin e përzier Parlamentar-Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, i udhëhequr nga z. Aleksandar Spasenovski, kryetar i Delegacionit dhe bashkëkryesues i Komitetit, z. Rafiz Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe i delegacionit, znj.Sllavica Grkovska Lloshkova, nënkryetare  e Komitetit, znj. Sonja Mirakovska, anëtare e delegacionit dhe z. Vlladimir Gjorgjev, zëvendës-anëtarë.

Në kuadër të takimit , do të shqyrtohen më tepër pyetje lidhur me zhvillimin e mëhershëm të shoqërisë qytetare, pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e vendosjes , lirisë së shprehjes dhe dialogut politik, pastaj për situatën e funksionimit të administratës publike, gjyqësinë dhe sistemin e burgut, duke përfshirë edhe tentimet në luftën kundër mashtrimeve dhe korrupsionit, për korridoret transportuese në Ballkanin Perëndimor dhe Unionin Evropian, si dhe për menaxhimin me fondet e UE-së, situatës ekonomike dhe financiare dhe reformave të ndërruara nga Qeveria në drejtim të detyrimeve të ndërmarra me aterrimin në anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në takimin do të marrin pjesë dhe eurodeputetët në delegacionin e Parlamentit Evropian në komitet, ndërsa fjalime të tyre do të kenë dhe z.Vasko Naumovski, zëvendëskryeministër i ngarkuar për Çështje Evropiane,z. Ervan Fuere, shef i delegacionit të Bashkimit  Evropian në Republikën e Maqedonisë dhe përfaqësues special i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, si dhe z. Kristijan Hedberg, drejtor i Seksionit për zgjerim.

Në fund të këtij takimi, siç është e zakonshme, pritet të jenë të shqyrtuara dhe miratuara rekomandimet e përbashkëta.

Click