Njoftimet



E enjte , 04 nëntor 2010

Pjesëmarrje në takimin ndërkombëtar të grave në Stamboll

Me përkrahjen e AP të Mediteranit, Parlamenti i Republikës së Turqisë dhe i Ministrisë për Çështje të Gruas në Republikën e Turqisë, ndërsa në organizim të Qendrës Hulumtuese të Stambollit për Gra (IKAM) dhe më shumë organizata joqeveritare nga Turqia, prej 04 deri më 07 nëntor 2010 në Stamboll, Republika e Turqisë do të mbahet takimi Ndërkombëtar i grave.

Në këtë takim si përfaqësuese e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të merr pjesë deputetja znj-Liljana Zaturovska, anëtare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave.

Këtë ngjarje ndërkombëtare do ta hap z. Rexhep Taip Erdogan, kryeministër i Republikës së Turqisë, ndërsa të gjitha aktivitetet shoqëruese(ekspozita,stende dhe tryeza të rrumbullakëta) janë nën patronazh të gruas së tij , znj. Emine Erdogan, e cila do të ketë prononcime të veta në sesione të caktuara. Pritet në ngjarje  pjesëmarrje të marrin një numër impozant i deputetëve dhe ministrave turq, parlamentarë dhe parlamentare  nga vendet evropiane dhe tjera, përfaqësues të lartë të Parlamentit Evropian, ekspert të rëndësishëm dhe kryesues të agjencive të specializuara të KB-së, përfaqësues të organizatave  qeveritare në numër të cilët merren me çështjet e gjendjes së grave, si dhe përfaqësues të Kanadasë, Japonisë, Afrikës dhe shteteve tjera.

Takimi është ndarë në më tepër sesione dhe i përfshin këto aspekte-efektet e Konventës së KB për antidiskriminim të grave (CEDAF), për dhunën drejt grave, varfërisë së gruas, varfërisë së gruas dhe padrejtësisë sociale, gjinive dhe mediumeve, (pa)barazisë në punësimin  e bashkëpunimit të parlamentareve me organizatat joqeveritare në promovimin e çështjeve të caktuara relevante.

Njëra nga sesionet, në organizim të AP të Mediteranit, është dedikuar çështjes si gratë parlamentare dhe organizatat joqeveritare mundet  më së miri të punojnë së bashku të cilën do ta udhëheq parlamentarja e renomuar e Turqisë Asin Ashkan, e cila njëherit është edhe shefe e delegacionit të Turqisë në AP të Mediteranit.  Pritet me diskutime të tyre në këtë sesion  të marrin pjesëmarrje parlamentarë  nga vendet -anëtare të AP të Mediteranit, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare nga këto shtete.

Click