Njoftimet



E mërkurë, 29 shtator 2010

Seminar Parlamentar me temën: ‘’Reforma në administratën publike dhe gjyqësi''
 
Në organizim të Parlamentit Evropian më 29 dhe 30 shtator 2010 në Bruksel, Mbretërinë e Belgjikës mbahet seminar Parlamentar me temën: ‘’Reforma në administratën publike dhe gjyqësi''

Në seminarin nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të marrin pjesë deputetët: z. Rafiz Haliti, nënkryetar i Kuvendit dhe anëtar i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Zoran Petrevski, nënkryetar i Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, ZNJ Sonja Mirakovksa, anëtare e Komisionit Juridiko-ligjvënëse dhe z.Vllado Buçkovksi, anëtar i Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive

Seminari i është dedikuar çështjeve të reformave në administratën publike dhe gjyqësinë në vendet e Ballkanit Perëndimor (Republika e Maqedonisë, Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë, Federata e Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës). Deputetët do të kenë mundësi burimore së bashku me europarlamentarë të shquar, me përfaqësues të Komisionit Evropian, ekspertë dhe përfaqësues të Këshillit Rajonal për bashkëpunim, të debatojnë në temën e reformave të ndërmarra dhe të zbatuara të administratës publike dhe të gjykatës, pastaj për kontributet dhe shfrytëzimit të IPA fondeve në pjesën e përforcimit të kapaciteteve të institucioneve shtetërore, si dhe të gjitha çështjeve të lidhura me përparimin e reformave në përforcimin e kapaciteteve të administratës publike dhe të gjykatës. Sipas Programit në seminar, të deputetëve do t’i prezantohen përvoja estoneze dhe polake në reformat e administratës dhe gjyqësisë publike, ndërsa pritet çdo delegacion të ketë prezantim të vetin të shkurt të përvojave personale. 

 

 

Click