Njoftimet



E martë, 15 shtator 2010

Tribun me temë: ‘’Përgjegjësia politike-përforcimi i lidhjeve ndërmjet Kuvendit dhe qytetarëve’’

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për here të tretë kyçet në kremtimin e 15 shtatorit, Ditës ndërkombëtare të demokracisë, që e shënojnë Unioni Interparlamentar(UIP) dhe një numër i madh i parlamenteve në botë. Në kuadër të shënimit, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të mbahet debat me temën: ‘’Përgjegjësia politike-përforcimi i lidhjeve ndërmjet Kuvendit dhe qytetarëve’’.

Në debatin, i cili u organizua në bashkëpunim me Institutin Nacional Demokratik(NDI) dhe Institutin për Demokraci Parlamentare do të marrin fjalën: z. Tahir Hani, koordinator i grupit të deputetëve të BDI-së dhe kryesues i Këshillit Drejtues të Rrjetit Parlamentar për Komunikim me Qytetarët, znj. Silvana Boneva, koordinatore e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, znj. Cvetanka Ivanova, koordinatore e grupi të deputetëve të LSDM-së, z. Goran Misovksi, zëvendës-koordinator i frupit të deputetëve të PL-PPSD, z. Koce Trajanovski, kryesues i BNJVL dhe kryetari i qytetit të Shkupit (në mënyrë plotësuese do të vërtetohet), Erik Pasifik, Drejtor i Zyrës për Demokraci dhe Vetadminsitrim Lokal të USAID,  Tatjana Fon Shtajger Veber, Shefe e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Maqedoni dhe znj. Kristina T. Petreska, asistente në Zyrën për Komunikim me Qytetarët nga Struga.

Panelistët do të kthehen në komunikimin e deputetëve me të cilët qytetarët dhe përvoja e tyre nga projekti i Rrjetit parlamentar për komunikim me qytetarët, i financuar nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe i implementuar nga Instituti për Demokraci Parlamentare (IDP).

Tribuna  do të mbahet më 15 shtator  në sallën ''Boris Trajkovski'' në ora 10,00,dhe do të jetë e hapur për mediume.
 

Click