KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E premte, 5 mars 2010

BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUSIN E TAKIMIT JOFORMAL TË MINISTRAVE EVROPIANË TË PUNËVE TË JASHTME

Më 5 dhe 6 mars në Kordobë do të mbahet takim joformal i ministrave evropianë të Punëve të Jashtme, në të cilin nikoqir do të jetë z. Migell Anhel Moratinos, ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit të Spanjës, e cila kryeson Unionin Evropian.

Ballkani Perëndimor do të jetë në fokusin e drekës së nesërme të punës me tre vendet kandidate, Maqedoninë, Kroacinë dhe Turqinë, ndërsa debati do të fokusohet në atë se si do të mbahet dhe përforcohet procesi i evrointegrimit.

Në takimin dyditor, dy çështjet kryesore për të cilat do të diskutohet janë politika e Unionit lidhur me aktorët e rinj politikë në skenën ndërkombëtare dhe kontributi i Evropës në procesin paqesor të Lindjes së Afërt.

Në takim do të merr pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë së UE-së, znj. Ketrin Eshton, e cila pritet të informojë për gjendjen lidhur me plotësimin e strategjisë evropiane të punëve të jashtme, të cilën Unioni planifikon ta startojë në prill. 

 

a

Na ndiqni në:

Click