KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E premte, 17 dhjetor 2010

DATA PËR ANËTARËSIMIN E MAQEDONISË NË BE DO TË DISKUTOHET GJATË KOHËS SË KRYESIMIT HUNGAREZ

Bisedimet aderuese për  marrjen e datës për anëtarësim të Maqedonisë në BE do të diskutohet gjatë kryesimit hungarez me Bashkimin, i cili fillon prej 01 janar 2011, ishte konkluduar në ditën e dytë të Samitit të liderëve të 27 vendeve-anëtare të BE, gjatë kohës kur Mali i Zi morri statusin  e vendit-kandidat për anëtarësim në BE.

Me këtë, shefat e shteteve dhe qeverive të BE vetëm e pranuan konkluzionin e Këshillit Ministror të 14 dhjetorit.

‘’Vazhdimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke përfshirë edhe zgjidhjen e përbashkët të pranueshme për çështjen e emrit nën mbikëqyrje të KB është e rëndësisë qenësore Këshilli e përshëndet dialogun vendosur në nivel të lartë ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë dhe pret ai së shpejti të sjell rezultate'', qëndron në konkluzionin.

Nga Maqedonia kërkohet të vazhdohet me reformat e gjyqësisë, administratën publike, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, me luftën kundër korrupsionit, të bëj përparim lidhur me dialogun politik, lirin e shprehjes dhe biznes klimës.

a

Na ndiqni në:

Click