KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E enjte, 4 shkurt 2010

EURODUPUTETËT DO TË DEBATOJNË PËR SYNIMET E MAQEDONISË DREJT UE-SË

Të enjten, më 10 shkurt, eurodeputetët do të debatojnë për synimet e Maqedonisë, Kroacisë dhe Turqisë drejt Unionit Evropian. Çështjeve të cilat Republika e Maqedonisë duhet t'u përkushtojë vëmendje janë: reformat në administratën publike dhe gjyqësi, lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i të drejtave të grave dhe marrëdhënieve ndëretnike, si dhe "përpjekje të përforcuara për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët në kontestin për emrin" me Greqinë.

Sa për përkujtim Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian i miratoi të tri Rezolutat për përparimin e këtyre tre shteteve në vitin 2009. Rezoluta për Maqedoninë u miratua me 56 vota "për”, 5 "kundër” dhe 5 "të përmbajtur”, për Kroacinë me 54 vota "për”, 0 "kundër” dhe 8 "të përmbajtur” dhe për Turqinë me 60 vota "për”, 0 "kundër” dhe 11 "të përmbajtur”.

Komisioni vërtetoi se negociatat me Republikën e Maqedonisë mund të fillojnë "në një të ardhme të afërt”.

a

Na ndiqni në:

Click