KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E martë, 12 janar 2010

EUROKOMESARËT NË DËGJIM PARA EURODEPUTETËVE

Njëzet e gjashtë kandidatët e rinj për komisarë, të zgjedhur nga kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso, prej dje e deri më 19 janar do të dëgjohen nga deputetët në Parlamentin Evropian.

Dëgjimet filluan me zonjën Ketrin Eshton, përfaqësuese e lartë e Politikës të Jashtme dhe të Sigurisë, e cila theksoi se Unioni Evropian doemos duhet të jetë aktor me ndikim ndërkombëtar, ndërsa prioritete në politikën e jashtme evropiane do të jenë Afganistani, Irani, Pakistani, Jemeni dhe Lindja e Afërt, por të mos harrohet edhe Ballkani Perëndimor, ku UE duhet të vazhdojë ta përkrahë procesin reformues, dhe njëherësh përshëndeti edhe vendimin për liberalizimin e vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi.

A do të miratohet ose refuzohet përbërja e komisionit të ri, Parlamenti Evropian do të votojë më 2 janar në sesionin veçantë plenar në Bruksel, me qëllim që zyrtarisht të marrin funksionin prej 1 shkurt 2010. Mandati i eurokomesarëve zgjat 5 vjet, ndërsa në mesin e 26 kandidatëve, janë emëruar nëntë gra.

Edhe pse fjalën kryesore në UE e ka Këshilli dhe vendet-anëtare, megjithatë nuk duhet të nënvlerësohet ndikimi i Europarlamentit në emërimin e komisarëve, veçanërisht tash kur hyri në fuqi Marrëveshja e Lisbonës.
 
 

a

Na ndiqni në:

Click