KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



Е martë, 11 maj 2010

FILLOI KRYESIMI MAQEDONAS 2010

Me logon ‘’Kryesimi Maqedonas 2010’’, në sesionin e120-të ministror në Strasburg, Republika e Maqedonisë sot zyrtarisht e morri kryesimin me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës.

Prej kur ministri i punëve të jashtme të Zvicrës, z-nj Mishellin Kallmi-Rej, paraqiti raport për atë që e ka bërë shteti i tij gjatë kryesimit në gjashtë muajt e fundit , shefi i diplomacisë maqedonase, z. Antonio Milloshovski,e  mori kryesimin dhe i paraqiti prioritetet e programit të Republikës së Maqedonisë.

‘’Kjo është ditë historike për shtetin tonë. Republika e Maqedonisë para 15 viteve u bë anëtare e Këshillit të Evropës, ndërsa sot e ka mundësin të kryesoj. Ajo është respekt i madh, por edhe detyrim. Jemi të kënaqur nga mënyra në të cilën ishte dëgjuar dhe përkrahur prezantimi i jonë, veçanërisht në pjesën  e prioriteteve të kryesimit tonë’’, deklaroi z. Milloshovski.

Kryesimi maqedonas, ndër të tjera, theks do të ve mbi: Mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dialogut ndërkulturor dhe përfshirjen e të rinjve në jetën shoqërore.

Gjatë kryesimit, Republika e Maqedonisë do të organizoj më tepër ngjarje, ndërsa e para do të jetë takimi i Komitetit të Përhershëm i Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës më 20 dhe 21 maj në Shkup.

Këshilli i Evropës nga kryesimi maqedonas pret të jetë aktiv, efikas dhe të jetë pjesë përbërëse e prioriteteve të Këshillit të Evropës.

Kryesimi rotacion në shtetin tonë e morri nga Zvicra, ndërsa në nëntor do t'ia dorëzoj Turqisë.

Përveç marrjes së kryesimit nga ana e shtetit tonë, në mbledhje ishin shqyrtuar edhe pikat,si vijon:  Përcjelljen e konfederatës në nivel të lartë për të ardhmen e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut , masat e ndërmarra nga ana e Këshillit të Evropës pas konfliktit të Gruzisë, marrëdhëniet ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Unionit Evropian dhe procesi i reformave të Këshillit të Evropës dhe roli i tij strategjik dhe përgjegjësia lidhur me Bosnjë e Hercegovinën.


 

a

Na ndiqni në:

Click