KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E martë, 9 nëntor 2010

KOMITETI EVROPIAN DO TA PREZANTOJË RAPORTIN PËR PËRPARIMIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË VITIN 2010

Komisioni Evropian sot në Bruksel do ta publikojë Raportin e tij vjetor për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2010. 

Raporti, përveç Republikës së Maqedonisë, ka të bëje edhe me Bosnjën dhe Hercegovinën, Islandën, Kosovën, Serbinë, Turqinë dhe Kroacinë, të cilët janë pjesë e "pakos për zgjerim" të Komisionit Evropian për vitin 2010. 

Në dokumentin pritet që të theksohet se Maqedonia vazhdon me plotësimin e kritereve politike, por duhet të bëjë progres plotësues në lidhje me dialogun ndërmjet aktorëve politikë, reformave të institucioneve gjyqësore dhe administratës publike, luftës kundër korrupsionit, përmirësimit të mjedisit të biznesit dhe lirisë së shprehjes

Komisioni Evropian vazhdon të jetë në rekomandimin e vitit të kaluar për hapjen e negociatave qasëse me Maqedoninë për anëtarësim në BE-në.

Komisioni Evropian do të bëjë thirrje që çështjet bilaterale të zgjidhen nga palët e prekura në frymën e fqinjësisë së mirë dhe të mos lihen në tryezë në procesin e qasjes së vendeve në BE-në, ndërsa si elemente kryesore për stabilitetin e rajonit dhe për progresin drejt anëtarësimit të plotë në BE-në janë pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal. 

Versionin formal përfundimtar të Raportit, bashkë me Strategjinë për Zgjerim, Komisioni Evropian duhet t'i miratojë sot, meqë eurokomisari për zgjerim,  Shtefan File, do t'i publikojë pasdite në konferencën e shtypit në Bruksel. 

Eurokomisioni, përveç Raporteve do ta publikojë edhe Kornizën Financiare për përkrahjen e kandidatëve dhe kandidatëve potencialë për anëtarësim gjatë periudhës së vitit 2010-2011.  

Pas publikimit në Bruksel, Raporti do të prezantohet nesër edhe në Shkup, nga ana e euroambasadorit z.  Ervan Fuere, i cili dokumentin do t'ia dorëzojë kryetarit të Republikës së Maqedonisë z.  Gjorgje Ivanov, kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanovski dhe kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë z. Nikolla Gruevski.  Gjithashtu, Raporti nesër do të prezantohet edhe në mbledhjen e Komisionit për Çështje Evropiane, me të cilën do të kryesojë kryetari, z. Petar Pop-Arsov, ndërsa në të cilën janë të ftuar anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme, Komitetit të Përzier Parlamentar dhe Këshillit Nacional për Eurointegrime.

a

Na ndiqni në:

Click